13/03/2023
Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura kronike, që kanë nevojë për trajtim . Është e përcaktuar si një akumulim i tepërt i yndyrës në trup. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e përcakton obezitetin si një gjendje klinike kronike që zakonisht kërkon terapi afatgjatë për të nxitur dhe ruajtur humbjen e peshës.
Obeziteti shkaktohet nga shumë faktorë: mosaktiviteti fizik, ushqimi i pakontrolluar dhe faktorët gjenetik janë disa nga shkatarët kryesor të sëmundjes.
Obeziteti shkakton probleme të shumta në trupin e njeriut, ul kualitetin e jetës dhe shkakton probleme kardiovaskulare. Tek personat obez shumë shpesh hasim probleme shëndetësore me diabet, yndyrë të lartë ne gjak etj.
Trajtimi i obezitetit
Kemi dëgjuar në jeten tonë të përditshme se shumë njerëz thonë se nuk hanë shumë por pesha e tyre rritet. Studimet tregojnë që nuk është gjithmonë ushqimi që ndikon në rritjen e peshës, mund të jenë problemet hormonale të cilat luajnë rolin kryesor për kontrollimin e peshës së trupit, pra çrregullimi i tyre mund të shkaktoj një serë problemesh, dhe për ketë arsye është e domosdoshme që të konsultohen specialistët e fushës si Endokrinologu dhe në bashkepunim me të të menaxhohen pasojat e obezitetit dhe të rregullohet stili i jetës përmes këshillave të specialistit të fushës.
Kohëve të fundit shpesh po dëgjojmë se shumë njerëz po perdorin injeksionin Semaglutidepër humbje në peshë.
Cka është Semaglutide
Semaglutide vepron për humbjen e peshës nëpërmjet dy rrugëve të cilat janë:
1. Shtypja e oreksit, e cila arrihet duke reduktuar shkallën e zbrasjes së stomakut. Kur merrni semaglutide ushqimi në vend se të qëndroj një orë, qëndron për rreth gjashtë ose shtatë orë në organizëm.
2. Ngopja e përmirësuar, ose ndjenja e ngopjes, një proces që kontrollohet nga truri,
kjo e bën semaglutide të jetë një opsion efektiv për humbjen e peshës për pothuajse të gjithë, pavarësisht nëse janë prediabetikë, diabetikë ose kanë sindromë ovarian policistike (që shkakton rezistencë ndaj insulinës dhe, shpesh, shtim në peshë) si dhe për ata që janë obezë, mbipeshë ose edhe me një BMI normal. Studimet tregojnë se në dy muaj, semaglutide mund të shkaktojë humbje peshe deri në 20%. “Pacientët kur marrin semaglutide thonë se nuk janë të uritur apo të fokusuar tek ushqimi gjatë gjithë kohës”.
Pacientët të cilët vendosin të humbin peshë përmes marrjës së injeksionit Semaglutide do fitojn trupin e deshiruar pa ushtrime dhe pa dijeta .
Na kontaktoni per informacione shtes mbi përdorimin dhe për porosi .