Gatimet e Mires

Gatimet e Mires Tharm natyral 🫧🌾| Buke artizanale 🥖| Permbajtje Gatimi 🎥 | Bashkëpunime 📩

Te vendi ku kafja te ngjit ne shpirt 😌☕️  best place in Elbasan 📍
09/06/2026

Te vendi ku kafja te ngjit ne shpirt 😌☕️ best place in Elbasan 📍

09/06/2026

Buke te pjekura ne tave te hapur 🍞
Qe buket te fryhen keshtu bukur dhe te piqen mire kane nje sekret te vogel 😁
Po ua them une tani ⤵️
Ne minuten e 7 kjo ka shume rendesi , bukes do ti beni nje carje ne mes . Pra ate carjen nuk do ta beni qe ne fillim ,sic kam ber ne videot e tjera por fiks ne minuten e 7 ku brumi ka filluar te forcohet pak dhe kjo e ben qe te hapet me shume ne pjekje , te fryhet dhe te krijoje ate veshin e bukur dhe te dali me shume gropeza brenda . Pasi ta mbyllni furren ,ne enen me uje poshte do shtoni uje te valuar ( kujdes mos digjeni ) te cilin e keni ngrohur ne xhezve apo kit uji . Me tave te hapur , buka piqet 25 minuta ne temp 250 grade me nje ene me uje brenda qe krijon avull dhe 15 min pa ate pra ja heq avullin dhe temperaturen ne 210 grade.
Per cdo pyetje me shkruani 📩

07/06/2026

Kush tha që me miell të zi "PICAT " 🍕 nuk dalin të mira ???🤔

🍕 PICA ME THARM NATYRAL DHE MIELL TË ZI

Përbërësit:
• 300 gr miell i zi nga
• 200 gr miell i bardhë
• 350 gr ujë
• 100 gr tharm natyral aktiv
• 10 gr kripë
• 10 gr vaj ulliri

Përgatitja:
Përziej te gjithe perberesit ne nje tas . Lere te pushoje .Gjatë fermentimit bëj 3 palosje me intervale prej 30 minutash. Pas palosjes së fundit lëre brumin të vazhdojë fermentimin derisa të rritet dukshëm në vëllim.
Kur brumi të jetë gati, ndajeni në toptha dhe lërini të pushojnë derisa të bëhen të butë dhe elastikë. Hapini me kujdes, shtoni përbërësit e preferuar dhe piqini në temperaturë sa më të lartë derisa pica të marrë ngjyrë të artë.
Rezultati është një picë me aromë të pasur, kore krokante dhe strukturë të lehtë falë fermentimit natyral dhe kombinimit të miellit të bardhë me miellin e zi.
Punuar me durim, fermentim natyral dhe përbërës cilësorë.❤️

07/06/2026

Muffins me tharm 🫧🌾
Perberesit
200 gr miell
100 gr sheqer
1 veze
120 ml qumesht
80 gr gjalp i shkrire ose vaj
100 gr tharm natyral (discard ose aktiv)
1 luge caji baking powder
vanilje
pak kripe

Sipas deshires mund te shtosh:
copeza cokollate
banane
boronica
arra
kanelle

Pergatitja
Perziej vezet me sheqerin.
Shto qumeshtin, gjalpin dhe tharmin.
Shto miellin, baking powder, dhe kripen.
Mos e perziej shume brumin, vetem sa te bashkohet.
Mbush format e muffins rreth 3/4.
Piqi ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20–25 minuta.

06/06/2026

Ne video kam shpjeguar disa detaje ne lidhje me tharmin 🫧🌾
Kini durimin dhe degjojeni deri ne fund 😊
Nese keni pyetje ju pres ne komente 💌
Faleminderit dhe mos harroni te beni Like dhe Follow 🫶🏻

05/06/2026

Buke me tharm natyral e pergatitur me miellin e zi te 🤍🌾

E pjekur 25 minuta me avull me temp 250 grade dhe 10 minuta pa avull ne temp 210 grade , per te krijuar koren e bukur dhe ngjyren e arte.

Nje nga detajet me te rendesishme ne pjekjen e bukes eshte prerja e siperfaqes para se te futet ne furre. Kjo prerje nuk eshte vetem dekorim ✨

Ajo drejton zgjerimin e brumit gjate pjekjes dhe ndihmon ne krijimin e "vesh*t", ate ngritjen karakteristike ne ane te bukes qe tregon nje fermentim dhe pjekje te mire.

Cdo buke ka historine e saj, por gjithmone fillon me miell cilesor, durim dhe shume dashuri per procesin 🤍🥖
Nese keni pyetje ju pres ne komente 💌

Address

Elbasan
3001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gatimet e Mires posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share