Pasioni për vreshtarinë, kujdesi i sinqertë për tokën dhe vëmendja e madhe për çdo detaj na shpërblejnë me prodhime cilësore nga të gjashtë varietetet e zgjedhura ndërkombëtare të rrush*t që kultivojmë me përkushtim dhe metoda organike në Gramsh të Lezhës, territor historik i verërave të mëdha shqiptare. Pinoti i Bardhë dhe Chardonnay-ja, Merloti elegant dhe San Giovese-ja, por edhe lloje të veça
nta si Grenache-i, (baza e verërave të famshme Chateauneuf-du-Pape dhe Cannonau), apo shartimi i tij Alicante Bouschet: në vreshtën tonë organike prodhojmë me sukses disa nga varitetet më të njohura e më cilësore europjane të rrush*t. Falë bashkëpunimit me Mrizin e Zanave, me një pjesë të rrush*t të vreshtave tona prodhohen verërat e vlerësuara që u shërbehen miqve në tryezat e restorantit të njohur, me meritë, si agroturizmi më i mirë shqiptar. Pjesën tjetër të prodhimit e shndërrojmë vetë, me metoda artizanale, në verëra të bardha e të kuqe biologjike, që ju ftojmë ti provoni.