20/05/2026
Sterilizimi është një hap i domosdoshëm për shëndetin, mirëqenien dhe kontrollin human të popullatës së kafshëve endacake! 🐾
Përmes sterilizimit, parandalohet shumimi i pakontrolluar i kafshëve, duke ulur numrin e tyre dhe vuajtjen që lidhet me jetesën në rrugë. Nga ana veterinare, kjo procedurë ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve serioze, si infeksionet e mitrës dhe tumoret mamare tek femrat, apo problemet e prostatës dhe tumoret testikulare tek meshkujt. Gjithashtu, sterilizimi ndikon pozitivisht edhe në sjelljen e qenve, duke reduktuar agresivitetin dhe konfliktet e mundshme mes tyre.
Një rol të rëndësishëm në menaxhimin human të qenve endacakë ka edhe aplikimi i teknikës CNVR (Catch–Neuter–Vaccinate–Return), e cila përfshin kapjen, sterilizimin, vaksinimin dhe rikthimin e qenve në territorin e tyre. Kjo metodë, konsiderohet zgjidhja më humane dhe më efektive për kontrollin afatgjatë të popullatës së qenve endacakë, pasi ndalon ciklin e shumimit të tyre dhe njëkohësisht ndihmon në mbrojtjen e shëndetit publik përmes vaksinimit kundër sëmundjeve infektive, përfshirë Tërbimin.
Sterilizimi nuk është vetëm një procedurë kirurgjikale, por një investim për një komunitet më të sigurt, më të shëndetshëm dhe më human ndaj kafshëve! 🩺
📍 Strehëza Veterinare, Tufinë, Tiranë
🌍 streheza.tirana.al