22/05/2026
🐝🌍 Në Ditën Botërore të Bletëve vlerësojmë rolin jetik që bletët kanë për natyrën, bujqësinë dhe sigurinë ushqimore. Përtej mjaltit, ato janë garantët e pjalmimit dhe vazhdimësisë së shumë kulturave bujqësore që mbërrijnë çdo ditë në tryezat tona. 🌱🍯
🤝 Mbështetja për bletarinë mbetet një prioritet, ndaj përmes Skemës Kombëtare 2026 kemi dyfishuar mbështetjen për kosheret e bletëve 🐝, si një instrument konkret për të nxitur zhvillimin e sektorit dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
🌿 Të mbrosh bletët do të thotë të mbrosh natyrën, prodhimin bujqësor dhe të ardhmen tonë. 🐝