06/09/2026
Në kujtim të Florian Sinës😢
Ka lajme që të lënë pa fjalë dhe dhimbje për të cilat nuk je kurrë i përgatitur.
Floriani nuk ishte thjesht një klient i rregullt i bujtinës sonë. Me kalimin e kohës, ishte bërë si një njeri i shtëpisë sonë. Sa herë vinte në Lëpushë, dera jonë ishte edhe dera e tij.
Atë mëngjes u nis nga bujtina jonë drejt Majës së Xhevahirit. Askush prej nesh nuk mund ta mendonte se ajo do të ishte hera e fundit që do ta shihnim.
Kur morëm vesh se kishte nevojë për ndihmë, u përpoqëm me gjithë mundësitë tona të ndihmonim sa më shpejt, duke orientuar edhe helikopterin drejt zonës ku mund të ndodhej. Deri në momentin e fundit shpresuam që Floriani të kthehej përsëri tek ne.
Lajmin për humbjen e tij e përjetuam shumë rëndë. Na u duk sikur humbëm një njeri të familjes sonë.
Do ta kujtojmë gjithmonë Florianin, buzëqeshjen e tij, dashurinë e madhe për malin dhe çdo herë që hyri në derën e bujtinës sonë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe njerëzve të tij të dashur.
U prehsh në paqe, Florian. 🕊️
Lëpusha dhe malet që aq shumë i deshe do ta ruajnë gjithmonë kujtimin tënd.
— Familja e Guesthouse Alpini