Kantina Zadrima

Kantina Zadrima Kantina Zadrima eshte forma e pare e organizimit si kooperative pas viteve 90'. E ndodhur ne Fushen e Zadrimes -Hajmel-Shkoder

Kantina “Zadrima” u themelua në vitin 2004, njëkohësisht si kooperativë dhe si kantinë familjare, me mbështetjen e OXFAM në kuadër të një projekti i cili kishte si synim zhvillimin rural të rajonit të Zadrimës. Edhe sot kjo kantinë operon në bashkëpunim me vreshtarët e zonës në prodhimin e verës. Anëtarët e saj kanë investuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e ambjenteve të kantinës dhe pa

isjeve të saj. Në vitin e parë kantina kishte një prodhim vere vetëm prej 10 hl, e gjitha kjo duke përdorur vetëm metoda tradicionale të prodhimit. Aktualisht, i gjithë prodhimi i kantinës është rreth 500 hl/vit. Përzgjedhja realizohet duke u bazuar në standartet e cilësisë dhe vetëm pjesa më e mire e prodhimit ambalazhohet në shishe dhe tregtohet nën markën “Zadrima”. Kjo përzgjedhje përfshin verëra të prodhuara nga varietetet autoktone shqiptare të kultivarëve Kallmet dhe Shesh i Bardhë, si dhe atyre ndërkombëtare të tillë si Tempranillo dhe Merlot. Prodhimi i verës në Zadrimë trashëgohet nga një traditë e vjetër-shekullore e klerikëve katolikë të zonës, të cilet ishin të njohur në prodhimin e verës që në shekullin e XV. Aktualisht, proçesi i prodhimit të verës ndiqet nga konsulenca agronomike dhe ajo enologjike, me qellimi ofrimin e produktit më të mirë nga vreshtat më të mira.

Address

Hajmel
Shkodër
4029

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kantina Zadrima posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kantina Zadrima:

Share