Truri është një nga organet e trupit që praktikisht funksionon në mbi bazën e ujit, duke qënë se përbëhet prej 85% nga uji. Shpeshherë, ndjenja e lodhjes ose mungesa e përqëndrimit përcaktohen nga etja e natyrshme e trurit për ujë, e cila shfaqet përpara ndjesisë së mirëfilltë të etjes. Stresi, sëmundja më e zakonshme e kohës sonë, diktohet shpesh nga një hidratim i keq i cili shkaktohet nga qarku
llimi ikeq i ujit në organizëm dhe mosabsorbimi i mirë i substancave ushqyese nga qelizat e trupit, duke qënë se uji luan një rol të rëndësishëm në drejtimin e këtyre elementëve drejt qelizave, qendrave të prodhimit të energjisë së trupit tonë. Fytyra dhe lëkura jonë gjithashtu e vuajnë mungesën e ujit e cila shfaqet në formën e papastërtive dhe shenjave të qarta të lodhjes. Por jo të gjitha ujërat kryejnë funksionin e hidratimit në të njëjtën mënyrë. Së pari, “UJI DUKAT” si ujë tejet i lehtë favorizon një qarkullim më të shpejtë të ujit në organizmin tonë, duke dhuruar një ndjenjë lehtësie dhe mireqënie. Ai ndihmon proçesin tretës dhe parandalon mjaft gjendje trupore të pakëndshme, si fryrjet e stomakut shkaktuar zakonisht nga mbajtja e zgjatur e ujit në organizëm.