Halal Awareness - Ndergjegjësimi për Hallallin

Halal Awareness - Ndergjegjësimi për Hallallin Information for Halal Food and Drink

27/03/2023

KUJDES! -Nuk mund t'a mendonit qe produkte te tilla mund te jene HARAM.

Nese ne nje tavoline shikoni nje pjate me brinje derri, apo berxolla derri, apo nje omelete me proshute (bakon), eshte shume e lehte per te kuptuar cfare produkti keni perballe.

Por cfare nese ne tavoline tuaj te ngrenies ju serviret SALCE KOSI. A do e mendonit qe ajo mund te jete haram??

Lexoni me poshte disa produkte per te cilat duhet te merni informacion te sakte nese jane Hallall apo Haram.

1. Salca e Kosit, mund te jete haram pasi mund te kete ne perberje te saj sallo derri (Yndyre derri). Sigurisht qe ajo (salca) mund te jete me origjine bimore apo edhe me origjine shtazore nga kafshet e lejuara, per kete arsye ajo listohet si produkt i pasigurt per te cilin duhet mare informacion para se te konsumohet.

2. Djathi i shkrire, apo Djathi Bebe.

Djathi bebe pervecse mund te kete shijues te cilet mund te jene ne origjine Haram (shijues qe prodhohen nga insektet) mundet te kete ne perberje edhe Mullëz (Rennet, apo Rennet Casein) e cila eshte nje enzime qe mund te meret nga mukoza e stomakut te dhive, lopeve te reja por edhe Derrit. Ne markete keni Djathe Bebe te certifikuar Hallall te cilin mund ta konsumoni pa problem, por gjithashtu ka prej tyre Haram ose Mushbooh (te pasigurte)

3 - Çamçakëzi.

E mendoni qe shume prej çamçakëzave jane Haram? Ata kane ne perberjen e tyre Acid Stearik i cili perftohet nga yndyra e derrit, lopeve ose deleve. Ky acid yndyror i shtohet çamçakëzave per tu pertypur me lehte dhe per te qendruar me butë.

4 - PASTIÇIERI I LAGJES TENDE.

Beni kujdes te larte ne produktet e pastiçerise. E keni parasysh qe kur shkojme ne pastiçeri dhe shohim disa torta te bukura me super-shkelqim ne maje te tyre? Kjo eshte sepse pasticieri ka perdorur shtresa xhelatine per te arritur kete efekt. Jo-detyrimisht kjo i ben ato Haram pasi qe xhelatina mund te jete nga lopa, nga bimet apo nga peshqit, por ajo qe gjendet me lehte dhe kushton me lire eshte Xhelatina e Derrit. Ndaj kujdes!!!

Duhet patur parasysh qe te gjitha produktet e mesiperme mund te jene Hallall ose Haram, kjo varet teresisht nga perberesit qe fabrikuesit e tyre kane perdorur.

Na ndiqni ne shkrimet e mevonshme, do ju pasurojme me informacione fort te vlefshme per ju.

26/03/2023

Esselamu alejkum vellezer dhe motra muslimane.

Kjo faqe eshte hapur me qellim informimin tuaj mbi produktet ushqimore dhe lejueshmerine e tyre sipas juridiksionit sheriatik.

Do mundohemi t'Ju informojme ne vazhdimesi per produkte dhe perberes ushqimor te cilat konsiderohen hallall (te lejuara), haram (te ndaluara), ose mushbooh (te papelqyeshme, nganjehere te pasigurta)

Gjithashtu ne do te marim persiper qe, me lejen e Allahut, te gjurmojme produkte direkte per te cilat ju mund te keni nevoje te keni informacion. Kete do e realizojme duke verifikuar produktin ose duke kontaktuar prodhuesin e produktit/eve.

Gjithshtu do ju sjellim ne vemendje informacione mbi risite ne industrine ushqimore dhe lejueshmerine e tyre per konsumatorin Musliman.

Address

Tirana/
Tirana
9001

Telephone

+355674500000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Halal Awareness - Ndergjegjësimi për Hallallin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Halal Awareness - Ndergjegjësimi për Hallallin:

Share

Category