Shtepia E Drejtesise Dhe Pajtimit Kombetar”
Parandalimin e urrejtjes dhe vrasjes per gjakmarrje ne Shqiperi. Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimin e gjaqeve ne familjet e prekura shqiptare. Mbrojtjen e femijeve dhe grave te prekura nga ky fenomen. Identifikimin e shkeljeve te te drejtave te njeriut dhe mbrojtja e te demtuarve. Mbeshtetjen e individeve dhe grupeve sociale ne zhvillim e te drejtes se
tyre. Ndikim kunder varferise, si burim dhune, burim stresi ne familje, vrasje, vetvrasje dhe trafikimin e qenieve njerezore. Mbeshtetja e emigranteve te prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Denoncimin e rasteve te familjeve qe jane ne hasmeri per shkak te kercenimeve te ndryshme. Sensibilizimin e institucioneve qeveritare dhe joqeveritare kombetare dhe nderkombetare per zhvillimin e politikave shteterore, ligjore, ekonomike dhe sociale konkrete per problemet e gjakmarrjes. Gjetjen e pergjigjeve konkrete dhe denoncimi I abuzimeve te konstatuara ne kete fushe. Te siguroje informacion per menyrat dhe rruget e integrimit social te komuniteteve te prekura, mbi bazen e te qenit te ndergjegjshem se ky komunitet ka nevoje per to. Te punoje per organizimin e aktiviteteve ne ndihme te arritjes se synimeve dhe objektivave per zhvillimin e strategjise kunder gjakmarrjes, si dhe projekte qe ndihmojne ne kete qellim. Te arrije identifikimin e parametrave dhe shkaqeve ekzistues te niveleve te integrimit shoqeror te komuniteteve te prekura nepermjet sondazheve, anketimeve, studimeve etj. Te siguroje dhenien e ndihmes psikologjike, sociale, juridike, ekonomike per mbeshtetjen e individeve, grupeve qe vuajne nga mungesa e integritetit dhe zhvillimit social per shkak te gjakmarrjes. Publikimin e materialeve ndihmese per individet e prekur vetem ose ne bashkelpunim me institucione mbeshtetes.