19/06/2026
People in Focus realizoi me sukses trajnimin “𝗡𝗴𝗮 𝗞𝗼𝗻𝘀𝘂𝗹𝘁𝗶𝗺𝗶 𝘁𝗲 𝗩𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗶: 𝗠𝗷𝗲𝘁𝗲 𝗽ë𝗿 𝗣𝗷𝗲𝘀ë𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗤𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘃𝗲 𝗻ë 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗩𝗲𝗻𝗱𝗼𝗿𝗲”, në kuadër të projektit 𝗠𝗢𝗩𝗘𝗦 – Mountain Voices for Engaged and Sustainable Democracy.
Trajnimi mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve vendore, organizatave të shoqërisë civile, liderë komunitarë, të rinj dhe qytetarë aktivë, të cilët eksploruan mënyra konkrete për të forcuar pjesëmarrjen qytetare dhe për të kontribuar në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.
Gjatë ushtrimit praktik të simulimit të buxhetit pjesëmarrës, pjesëmarrësit u përfshinë në procese vendimmarrëse të ngjashme me ato që zhvillohen në komunitete, duke analizuar prioritete lokale dhe duke propozuar zgjidhje konkrete për nevojat e qytetarëve.
Aktiviteti shërbeu si një vazhdim i diskutimeve të nisura gjatë Konferencës Transnacionale MOVES, duke sjellë më pranë qytetarëve mjete praktike për të kaluar nga konsultimi drejt veprimit dhe ndikimit real në politikat vendore.
Falënderojmë të gjithë përfaqësuesit e bashkive, organizatat e shoqërisë civile dhe të rinjtë që morën pjesë dhe kontribuan aktivisht në këtë trajnim me idetë, përvojat dhe angazhimin e tyre.
Së bashku mund të ndërtojmë komunitete më të forta, më gjithëpërfshirëse dhe më aktive në jetën demokratike të vendit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit MOVES – Mountain Voices for Engaged and Sustainable Democracy, bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian përmes programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV).
People in Focus Anci Lazio Casa d'Abóbora | Norema srl | House of Europe |