Albanian Trade

Albanian Trade "Albanian Trade" LTD
Distribution & Development Roberto Cavalli Vodka & Wines Veprimtari ne fushen e import - eksporti te produkteve te ndryshe..

Roberto Cavalli Vodka
Cavalli Collection Wine
Citra Wine
Niro Wine
Palio Wine
Tenuta degli Dei Wine
Grappa
Shkurt 24, 2016 Albanian Distribution & Development Roberto Cavalli Vodka & Wines Albanian Trade është një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit në Shqipëri, me një eksperiencë shumë vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së një game të gjerë produktesh në treg. Historia jonë e

biznesit i ka fillesat në vitin 2013 me iniciativën dhe besimin e plotë dhe me nje staf te specializuar u be një kompani lider në treg, bazuar në cilësinë e markave që mbajnë produktet tona. I nderuar Klient,Roberto Cavalli Vodka është një kryevepër e shijes. E sofistikuar, elegante, dedikuar shijuesve më kërkues, kjo vodka është krijuar në emër tëtraditës dhe përsosmërisë italiane në distilim. Ajo është rezultat i seleksionimit më të mirë të grurit të kultivuar në luginat ku Alpet Jugperëndimore takojnë lumin Po, një lloj gruri i butë, i cili falë përmbajtjes së lartë të amidonit të tipit A, konverton saharozën në formën e saj më të pastër, duke e bërë kështu alkoolin e distiluar më autentik.Uji i përdorur gjatë procesit të hollimit rrjedh direkt nga shpatet e Malit Rosa, dhe me përmbajtjen e tij natyrale e të ulët në minerale, i dhuron vodkës një cilësi të jashtëzakonshme. Alkooli distilohet me përkujdesje të lartë deri në arritjen e shijes së përsosur. Gjatë fazës së parë përdoren katër kolona, ndërkohë që një enë e veçantë bakri plotëson procedurën për të arritur në pastërtinë më absolute.Përveç paneleve të zakonshme të celulozës, procesi i filtrimit kryhet përmes pluhurit të mermerit, të rëndësishëm për garantimin e shijes në nivelin e PH të produktit përfundimtar. Paketimi në shishe të vogla kontribuon, më në fund, në karakterin e saj ekskluziv. Shija që rezulton është unike, tejet e pastër, me aroma neutrale, paksa kremoze dhe me lëkura agrumesh. Kontakti i parë të krijon përshtypjen e një shijeje të plotë e të butë, të thatë dhe kristalore. Përmes saj shpërhapet një buqetë delikate pudingu i ëmbël me notapikante, që shkrihen në lëndën kremoze përfundimtare.Magjepsëse, joshëse, thelbi i feminilitetit të pastër... Vodka Cavalli është e gjitha kjo."dua të zbavitem në çdo gjë që bëj: gjithçka duhet të më sjellë gëzim, entuziazëm,jetë...
"E dashuroj pastërtinë e vodkës, veçanërisht atë të vodkës sime: është si zjarri dheuji që bashkohen në një të vetme." (Roberto Cavalli)

Address

Rruga Pandi Dardha 62 Laprakë
Tirana
TIRANA

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albanian Trade posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Albanian Trade:

Share