VERA IME
Ndërrmarja Veraime, e orientuar më së shumti drejt tregtimit të verës spanjolle, është themeluar në vitin 2004. Megjithatë dashuria për verën spanjolle, nga pronarët e kesaj ndërrmarje është më e hershme. Madje edhe tradita e konsumimit të verës në familijet e tyre daton shumë vite përpara krijimit të kësaj ndërrmarje. Veraime përveç se një shperndarës me shumicë është edhe një dyqan ku
mund të blihet një shishe verë e mirë për çdo rast. Objektivi ynë konkret aktual është shtrirja në sa më shumë qytete të Shqipërisë. Së shpejti në këtë web do të ofrohet lista e restoranteve dhe dyqaneve më afër shtëpisë tuaj. Veraime është importuese e kompanisë spanjolle Garcia Carrion. Kjo e fundit e themeluar në vitin 1890, drejtohet aktualisht nga stërnipi i krijuesit të saj. Garcia Carrion ka aplikuar teknologjinë e fundit tek proceset tradicionale të përpunimit dhe shishëzimit të verës, duke arritur një ulje të kostove operative dhe logjistike, si dhe në të njëjtën kohë ruajtje absolute të cilësisë. Pra, Veraime ka zgjedhur pikërisht këtë partner, jo vetëm për traditën e jashtëzakonshme të bërjes së verës dhe tregtimit të saj, por edhe sepse ofron verëra me një raport të shkëlqyer cilësi-çmim nga krahinat më të mira të Spanjës. Garcia Carrion ofron edhe produkte të tjera ushqimore. Disa prej tyre janë produkte tradicionale spanjolle por të sjella nga mjeshtër të cilësisë. Për shembull, Sangria e tyre është me e sh*tura në Spanjë. Në këto 120 vitet e fundit, Garcia Carrion është lider absolut i tregut të verërave në Spanjë dhe numri 1 në Europë, si dhe kantina e 5 në botë. Aktiviteti i saj tregtar shtrihet në më tepër se 130 vende në të pestë kontinentet. Shumë shpejt do të kemi të reja të tjera për ju, na ndiqni dhe na shijoni.