15/10/2026
Ligji Terheqjes pretendon se njeh 12 versione të miat. Unë them që ka njohur vetëm versionet bazë. 🤪
Shumë gra po buzëqeshin tani… dhe shumë burra po mendojnë 'Pra, s’qenkam vetëm unë në këtë hall! 🤣
Por çfarë ndodh realisht me humorin tonë? 🧠
Gjatë ciklit menstrual, estrogjeni dhe progesteroni rriten e ulen natyrshëm. Këto ndryshime ndikojnë edhe në sistemet e trurit që lidhen me humorin, gjumin dhe reagimin ndaj stresit. Pra, hormonet nuk merren vetëm me riprodhimin. Sidomos në ditët para menstruacioneve, kur nivelet e tyre bien, disa gra mund të ndihen më të irrituara, më të ndjeshme, të lodhura apo në ankth. Rëndësi ka edhe sa i ndjeshëm është truri i secilës ndaj këtyre luhatjeve nuk do të thotë domosdoshmërisht se hormonet janë jashtë normales.
Por nuk funksionojmë të gjitha njësoj, as çdo muaj njësoj. Dhe cikli nuk është një kalendar që parashikon personalitetin tonë! Shto gjumin e pamjaftueshëm, stresin, ngarkesën e ditës… dhe ndonjëherë versioni «sot s’kam durim» ka më shumë se një shpjegim.
Kështu që, gra, sa versione ju kanë numëruar? Burra, me cilin po negocioni sot?
Gjithsesi, Klis, mos ia vër fajin hormoneve sa herë s’jemi dakord. Ndonjëherë e ke vërtet fajin ti.🤭