16/03/2026
Sonte është Nata e Madhe e Kadrit, një nga netët me te bekuara të muajit te Ramazanit.Besohet se kjo nate eshtë me e vlefshme se një mije muaj, një natë lutjesh, faljeje dhe mirësie.Ne shume familje pergatitet hallva tradicionale, nje embelsire e thjeshte por plot kuptim, që shperndahet me dashuri te familjarët dhe miqtë.Sot po ju tregoj sekretin e nënës per një hallvë perfekte - aromatike, me ngiyrë të bukur dhe me shije qe te kujton shtëpinë.Fillimisht përgatisim sherbetin:Në një tenxhere shto:10 lugë gjelle sheqer500 ml ujeVendose në zjarr shumë të ulët. Sherbeti nuk duhet të ziejë, vetëm të bähet pak i vakët.Për hallvën:Në një tenxhere tjetër shto:200 gr gjalpeLëre të shkrihet ngadalë.Pastaj merr 1 gotë e giysme (gota 250 ml) dhe mbushe me miell.Unë përdor miell Diamond Triple 000.Vendose në zjarr mesatar dhe perzieje vazhdimisht duke e skuqur miellin rreth 20 minuta derisa të marrë aromë dhe ngjyrë të bukur.Pas 20 minutash shto:1 gotë çaji grizVazhdo ta skuqesh edhe 10 minuta te tjera.Kur masa të marrë ngjyrë të artë dhe aromë të mrekullueshme, shto ngadalë sherbetin e vakët dhe perzieje derisa hallva të trashet dhe të bëhet kremoze.Shërbeje të ngrohtë dhe ndaje me familjen, fainjët dhe miqtë, sepse kështu kjo embëlsirë bëhet edhe më e ëmbël.Ju uroj nga zemra që kjo Natë e Madhe e Kadrit t'ju sjellë paqe, shëndet dhe çdo lutje t'ju pranohet.