11/10/2026
❤️ Një fillim i bukur, falë jush!
Të dashur klientë, miq dhe bashkatdhetarë,
Ju falënderojmë nga zemra që na nderuat me praninë tuaj në hapjen e Metzgerei Supermarkt Drini! Fjalët tuaja të mira, urimet dhe mbështetja që na dhuruat e kthyen këtë ditë në një kujtim të paharrueshëm për ne.
Jemi më se të kënaqur dhe plot mirënjohje për secilin prej jush! Të shohim lokalin tonë të mbushur me buzëqeshje dhe njerëz që na përkrahin është gëzimi më i madh i këtij fillimi.
Besimi juaj na jep edhe më shumë dëshirë të punojmë me përkushtim, që çdo vizitë te ne t’ju sjellë cilësi, freski dhe mikpritje.
🤝 Faleminderit që u bëtë pjesë e fillimit tonë. Ju mirëpresim gjithmonë me zemër në Metzgerei Supermarkt Drini! ❤️DRIN MARKT & Metzgerei - Grill 🌏🇦🇱🇽🇰🦅🙋♀️🙌