Shah Mat?Jeta Eshte Loje

Shah Mat?Jeta Eshte Loje Milto Miklo

10/01/2024
15/10/2022
27/09/2022

Amez Furreed shared a post on Instagram: " ". Follow their account to see 415 posts.

17/08/2022

Ne kete fundjave , për te gjithe ju miqtëe mi dhe ata që jane pjese e fb , pertej të njohurve , po publikoj poezine e te madhit Timo Flloko qē i kushtohet miqesisë !
Ju uroj lexim te kendshem e fundjave te qete ! ☀️☀️⭐️

MIQTË

Kot e ke, më tha ndërgjegja,
Njerëzit s'janë perhere miq.
Ti pandeh se ata të dua.
Por në fakt i ke "armiq"!

I them vetes, pse, s'kanë shkak,
S'kam pushtet, as ofiq...
Nuk urrej askënd në jete
S'ndaj të mirë dhe të liq!

S'ka të bëjë, ata s'të duan,
Afërmendsh i ke "miq"!
(Dashuri, ti s'fal, thotë Krishti,
Po s'i deshe dhe armiqtë!)

S'është çudi në këtë jetë,
Midis miqsh ka dhe "armiq".
Helm i egos i ngërthen...
Dhe i bën oh sa të liq!

Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe "armiq"!

Mos të çuditemi, prandaj, që intelektualët ma liberalë të dalun nga shkollat komuniste ishin mjekët. Kishte prej tyne që...
20/07/2022

Mos të çuditemi, prandaj, që intelektualët ma liberalë të dalun nga shkollat komuniste ishin mjekët. Kishte prej tyne që e kaluen jetën edhe ndër burgje të tmerrshme. Në të vërtetë, mjekët duhen nderue si grupi ma i zgjedhun i inteligjencies shqiptare në kohën e tiranisë, por... Por ata duhet të jenë të vetëdijshëm për njoftunitë që kanë, dhe jo me hi n’e huejën, ku dijnë pak ose aspak.

Këtu kje nji gabim i madh. Tue marrë pushtetin politikanë shqiptarë menduen se kishin fitue edhe dije të reja politike. Qeveria e mjekëve i dha aq liri popullit, sa nuk e njofti ma qeni të zonë. Liri feje, liri fjale, liri ndërgjegje, liri shtypi, liri tregu, liri...
Populli rob shqiptar a ishte i pregatitun për aq liri? Për këtë nuk e çau kryet kush. Liria e ndërgjegjes u kuptue se individi kishte të drejtë me përmbysë çdo ligjë morale e mos me iu bindë asnji ligje shtetnore. Kështu grupe mafioze të hueja gjetën terren të përshtatshëm për me organizue edhe në Shqipni grupe homologe për kontrabandën e drogës, të femnave, të fëmijëve, për prostitucionin, dhe tregtinë e organeve trupore për transplantim. Tregu i vizave pushtoi të gjithë vendin.

“Njeriu i ri” shqiptar, i dalun nga farka e kalitjes “të materializmit shkencor”, e gjet tash këtu te “fitimi” te “parja”, idealin e vet. Para këtij ideali materialist u zhdukën të gjitha tjerat e nuk pati ma atdhe, fe, as popull, as kulturë, as përparim, as dije e as art, as ndjenja njerëzore. Administratorët e rij të shtetit shqiptar menduen se kjo kje rrugë e mbarë.

-At Zef Pllumi

19/07/2022

¡Hola! FC Barcelona 🔵🔴

15/07/2022

"Po të qe se Zoti kishte dashur që njeriu të sprapsej, do të kishte krijuar një sy prapa kokës. Le të shohim kurdoherë nga ana e agimit, nga ana e çeljes, e lindjes. Ajo që bie i jep zemër asaj që ngjitet." Viktor Hygo

Adresse

Pelopos Des Agaves
Saint-Nic

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Shah Mat?Jeta Eshte Loje publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Shah Mat?Jeta Eshte Loje:

Partager