Fillimet e tij i Vreshti i Pashait i ka në vitin 2007. Ai ndodhet në luginën e Sarandaporit,
Leskovik dhe ka një sipërfaqe prej 6 hektarësh. Lumi Sarandapor është dega kryesore e lumit Vjosa dhe ndan për rreth 25 km kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Pranë vreshtit ndodhen edhe llixhat e famshme të Leskovikut të cilat janë shfrytëzuar prej më shumë se 300 vjetësh. Lugina e Sarandaporit karak
terizohet nga një mikroklimë e mrekullueshme dhe pozicion gjeografik të favorshëm. Përbërja fiziko-kimike e tokës dhe biodiversiteti i florës së zonës e bëjnë këtë vend një mjedis perfekt për të kultivuar vresht per rrush cilësor.Vreshti prej 6 ha u kultivua me varietet më të njohura të rrush*t për të prodhuar verë cilësore siç janë Cabernet Sauvignion (30%), Shiraz (25%), Merlot (15%), Cabernet Frank (10%) si dhe varietetet rrush*t të bardhë Chardonnay (10%) dhe Riesling (10%). Vera e prodhuar nga Vreshti i pashait është tërësisht e karakterit Natyral, gjë që e bën këtë produkt unik në llojin e vetë dhe mjaft të kërkuar nga konsumatori i sotëm. Në sajë të pasionit të ideatorit të këtij vreshti, pedagogut Albert Gajo, është bërë i mundur investimi i kantinës me të gjitha parametrat bashkëkohore.