Ekosharr është kompani e cila me mënyrën e prodhimit, traditën, cilësinë dhe përparimin e vazhdueshëm e ngren nivelin e kënaqjes së nevojave të konsumatorëve tanë dhe shoqërisë në tërësi. Në periudhën e kaluar vazhdimisht është e pranishme në treg me tendencë të bëhet kompani e orientuar aktive eksportuese. Ekosharri prodhon 912 ton djathë, 200 ton kashkavall dhe 150 ton djathë të fortë në vit. Ek
osharri është bartës i shenjës për cilësi të prodhimeve prej mishi dhe qumështi nga grupi i prodhimeve prej qumështi si një nga tetë ndërmarrjet që bartin këtë shenjë. Prodhimet e Ekosharrit vazhdimisht janë të kontrolluar nga të gjithë institucionet relevante ne Maqedoni. Nga Enti për Mbrojtje Shëndetësore i Republikës së Maqedonisë, nga laboratori Land O’Lakes, Inc. Pesë prodhimet e Ekosharrit janë bartës të shenjës për cilësi. Në secilin prej këtyre prodhimeve kryhen nga 180 testime dhe kontrolle në afat vjetor ose gjithsej 900 testime në vit. Prodhimet e Ekosharrit nëpërmjet qendrave më të mëdha distributive plasohen në më shumë se 250 objekte të sh*tjes me pakicë. Ekosharri është përpunues udhëheqës i qumështit në rrajonin e Bjeshkëve të Sharrit.