Bletaria ARI

Call Directions Contact the business

Bletaria ARI Bletaria ARI është ekonomi familjare e cila operon në Komunen e Deçanit në fshatin Prapaqan.

12/10/2026
Në një zgjua produktiv, dhoma e pjelljes ndodhet zakonisht në pjesën e poshtme; aty mbretëresha vendos vezët dhe zhvillo...
12/10/2026

Në një zgjua produktiv, dhoma e pjelljes ndodhet zakonisht në pjesën e poshtme; aty mbretëresha vendos vezët dhe zhvillohen larvat e pupat. Katet e sipërme, të destinuara kryesisht për ruajtjen e mjaltit, vendosen mbi të.
Midis këtyre dy pjesëve mund të vendoset një rrjetë ndarëse (për mbretëreshën), e cila pengon mbretëreshën të ngjitet lart për të vendosur vezë në huallin e destinuar për vjelje, por lejon kalimin e lirë të bletëve punëtore. Përdorimi i saj varet nga mënyra e menaxhimit që praktikon bletërritësi.

10/10/2026
Në parkun e bletëve  Bletaria ARI Koha e geshtenjes, fshati Prapaqan Deçan,  09.Tetor.2026Nese nuk kënaqesh me pak ski m...
09/10/2026

Në parkun e bletëve Bletaria ARI
Koha e geshtenjes, fshati Prapaqan Deçan, 09.Tetor.2026
Nese nuk kënaqesh me pak ski me u kenaq kurr 😄❤️🐝🐝🌰🌰🌰

Mirëmëngjes 😁❤️🇽🇰🇦🇱🐝🐝🐝27.SHTATOR.2026 Bletaria ARI  DEÇAN
27/09/2026

Mirëmëngjes 😁❤️🇽🇰🇦🇱🐝🐝🐝
27.SHTATOR.2026
Bletaria ARI DEÇAN

Nga parku Bletaria ARI  ❤️🇽🇰🇦🇱😇
12/09/2026

Nga parku Bletaria ARI ❤️🇽🇰🇦🇱😇

01/09/2026

01.Shtator.2026

A e keni ditur se bletarët nga 1 gushti deri me 1 1 shtator pune  kryesore ne bletari e kan gjate kohës se natës....  😆😁
23/08/2026

A e keni ditur se bletarët nga 1 gushti deri me 1 1 shtator pune kryesore ne bletari e kan gjate kohës se natës.... 😆😁

Reshje shiu, stuhi herë pas here, ditë të ftohta e të nxehta, luhatje të mëdha të temperaturave... Megjithatë, me vullne...
24/07/2026

Reshje shiu, stuhi herë pas here, ditë të ftohta e të nxehta, luhatje të mëdha të temperaturave... Megjithatë, me vullnetin e Krijuesit, diçka arritëm të marrim edhe në këto kushte të vështira.
Kjo na mëson se mbi çdo shkak qëndron fuqia e Krijuesit të Gjithësisë. ☝🏻 Mjafton që Ai të thotë: "Bëhu!", dhe bëhet.
Zoti i dhëntë secilit atë që meriton sipas nijetit të tij. 🤲🍯
🍯 Mjaltë Bagremi 2026 🌰 Mjaltë Gështenje 2026

Breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Pemët dhe perimet janë dëmtuar rëndë në shumë zona të Koso...
22/07/2026

Breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Pemët dhe perimet janë dëmtuar rëndë në shumë zona të Kosovës. Fermerët me të drejtë po kërkojnë kompensim për humbjet e pësuara dhe uroj që institucionet të veprojnë sa më shpejt për t'i mbështetur.
Por, krahas kësaj situate, dua të ngre edhe një çështje tjetër, e cila pothuajse asnjëherë nuk është trajtuar seriozisht: gjendjen e bletarëve në Kosovë.
Sot jemi më 20 korrik 2026 dhe mund të thuhet se shumica e bletarëve po e mbyllin vitin me rendiment pothuajse zero, si pasojë e kushteve jashtëzakonisht të pafavorshme klimatike. Kjo nuk është vetëm humbje për bletarin, por edhe për bujqësinë dhe mjedisin, sepse bleta është hallka kryesore e pllenimit dhe e prodhimit bujqësor.
Megjithatë, përkundër kësaj gjendjeje alarmante, përkrahja institucionale ka qenë pothuajse zero. Nuk kemi parë as shqetësim, as vizita në terren, as analiza të situatës dhe as masa konkrete për t'u dalë në ndihmë bletarëve.
Është për t'u habitur se si një sektor kaq i rëndësishëm mund të lihet në heshtje, ndërkohë që përballet me një nga vitet më të vështira të dekadës. Ndryshimet klimatike po godasin çdo degë të bujqësisë dhe bletaria nuk mund të trajtohet si një sektor i dorës së dytë. Adaptimi i bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike është tashmë një sfidë e pranuar gjerësisht edhe në nivel rajonal dhe institucional.
Nuk po kërkojmë privilegje, por trajtim të barabartë, vëmendje dhe mbështetje, ashtu si çdo sektor tjetër që pëson dëme nga fatkeqësitë natyrore.
Është koha që edhe zëri i bletarëve të dëgjohet.
A. K

Address

Deçan
51000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38345614014

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bletaria ARI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bletaria ARI:

Shortcuts

Share

Category