Bletaria Bujari

Bletaria Bujari 🍯Mjaltë bio, Propolis, Qumësht blete
Cilësia e garantuar🥇

Elhamdulilah mjalta 2025Mjalte e Malit 25€
12/08/2025

Elhamdulilah mjalta 2025
Mjalte e Malit 25€

Elhamdulilah, falenderimi i takon Allahut.Perfundoj sezona e mjaltit edhe per kete vit 🐝🍯 Mjalta eshte ashtu siq e kan b...
27/08/2024

Elhamdulilah, falenderimi i takon Allahut.
Perfundoj sezona e mjaltit edhe per kete vit 🐝
🍯 Mjalta eshte ashtu siq e kan bere bletet pa shtesa, pa nxemje dhe pa perzierje dhe pa mbetje nga ilaqet e demshme, te cilat ilaqe (Amitraza, Sulfuri dhe antibiotik te ndryshem) te cilat ne trojet shqiptare perdoren shume.

A e dini se: Bletët kanë dy stomak: njëra për të ngrënë dhe tjetra për të ruajtur nektarin dhe për ta kthyer në mjaltë.N...
19/08/2024

A e dini se:
Bletët kanë dy stomak: njëra për të ngrënë dhe tjetra për të ruajtur nektarin dhe për ta kthyer në mjaltë.

Ndersa para 1400 viteve Zoti ne Kuran e pershkroj bleten keshtu:
".. nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç dhe shërim për njerëzit. Vërtetë që kjo është shenjë për ata që përsiatin (mendojnë thellë).
Kuran - surja e bletës (En Nahl) - 68,69

Perfunduam edhe kete vit me nxjerrjen e mjaltit ne sasi te vogel por me cilesi te lartëPer porosi 045409931 Bujar Nebihu...
10/08/2024

Perfunduam edhe kete vit me nxjerrjen e mjaltit ne sasi te vogel por me cilesi te lartë
Per porosi 045409931 Bujar Nebihu - Drenas

Dimerimi i bleteve 25.11.2023
26/11/2023

Dimerimi i bleteve 25.11.2023

𝗣𝗿𝗼𝘁𝗼𝗸𝗼𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗧𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗯𝗹𝗲𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲 - Shkrim per bletaret e rinj Gjatë muajit...
02/10/2023

𝗣𝗿𝗼𝘁𝗼𝗸𝗼𝗹𝗹𝗶 𝗶 𝗧𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗯𝗹𝗲𝘁𝗲𝘃𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲 - Shkrim per bletaret e rinj

Gjatë muajit Janar apo Shkurt duhet bere Pastrimi dhe Dezinfektimi i fundave me flake.

Ne fillim te muajit Shkurt
Kur ta gjejme ndonje dite me mot te mire +10°C iu vendoset nga nje pogaqe, pasiqe fillon pjellja dhe rritet nevoja per ushqim dhe shpesh here, nese dimri ka qene i but dhe dyshojm se bleta nuk ka ushqim mjaftueshem mund te ia vendosim pogaqet ne Janar.

- MARS
Nese verejme se bletat kan mungese ushqimi iu vendoset nga nje pogaqe me Polen 5-10% pasiqe i nxite per Pjellje.
Kah fundi i Marsit nese e verejme se kan shpenzuar shume rezerva ushqimore mund te iu vendoset invert nga 1 liter.

- Trajtimi per Varratoze

1. Ne fund te Marsit ose ne fillim te Prillit duhet te behet trajtimin per varro me shirita me Acid Oksalik.

*Pastaj gjate kulloses te gjitha bletave iu vendosi disa here hithra te njoma te grira te cilat iu vendosen permbi korniza qdo 4-5 dite. (Efekti shume i vogel).
*Gjithashtu vazhdimisht gjate kontrollave kam perdor tym te eshkes, boqave dhe halave tpishave dhe nganjehere te fletave te arres - pasiqe thuhet se varroa nuk i reziston ndryshimit te aromes.

2. Bletat e reja dhe bletet tjera qe nuk kan qene per mjalt jan trajtu per varro ne muajin Qershor apo menjehere pas roitjes qe ne muajin Maj apo Qershor (Menjhere pas roitjes mund te trajtohen me acid oksalik me sperkatje apo me acid formik disa dite pasi te stabilizohet ne kosheren e re).

3. Pasi vjelet mjalta zakonisht nga 1 Gushti deri maksimumi me 15 Gusht te gjitha bletet duhet trajtuar kunder varroas me acid Formik (behet pastrimi i bletes nga varroa dhe ruajtja e bletes se dimrit nga pickimet e rriqnit).

4. Ne Dhjetor behet trajtimi i fundit me acid oksalik me pika.

- Trajtimi per Nozematoze
* Kamomili, Menta, hudra dhe kanella ne sherbet kan ndikim kunder Nozemes si parandalues.
Nese kemi Nozeme duhet perdorur preparate kunder nozemes apo mund te perdorim edhe preparate parandaluese.
- Ne pranvere me 10-20 Mars kam bere trajtimin kunder Nozemes.
- Si dhe per preventive me 1-15 Shtator

- Ushqimi per dimerim
Inverti me huder te grimcuar dhe nje lug krip gjelle dhe me uthull iu eshte ofruar ne Gusht pas vjeljes se mjaltes. Fillimisht me i holl nraport 1:1 pastaj me i trash deri 2:1
Preferohet nga 500-750ml qdo 2 dite (rreth 300ml sherbet bleta i shpenzon per nevoja te dites).

*Nese eshte vonuar ushqimi ateher duhet te iu vendoset Invert ne fund te veres prej dates 1 deri 15 Shtator. Sepse gjate kesaj periudhe e sidomos ne Shtator sherbeti i thjeshte i lodh bletet e dimerit per ta perpunuar per te ia hequr lageshtine dhe per te i dhene vlera ushqyese ndersa invertin e perpunon me lehte.

- Gjate periudhes se dimerimt (Nentor, Dhjetor, Janar dhe Shkurt) duhet mundesuar ventilimi nga larte/ per te mos u krijuar myku dhe problemet tjera.

Pas provave disa vjeqare jam bindur se Bleta dimeron me mire pa pogaqe ne dimer.
Sipas profesor Agim Nelaj nuk ka pogaqe per sherim te Nozemes, ngaqe Pogaqja ndihmon ne zhvillimin e nozemes dhe efekti i ilaqit ne pogaqe eshte shume i ulet.

Veprime tjera:
- Barazimi i bletave
Ne fillim te muajit Gusht behet barazimi i kolonive me pjell dhe me bleta por edhe me mjalt. (Nuk preferohet nese ne park kemi semundje si Nozema, Askosferoza dhe Pestat).

- Afrimi i ushqimit per dimerim
Ne muajin Gusht apo fillim Shtatori fillimisht nje kornize ansore disa vjeqare (e erret) me Mjalt iu vendoset ne mes te pjelljes per ta mbushur me pjell si dhe pas disa diteve tpakten edhe nje kornize tjeter me mjalt i vendosim ne mes te pjelles per ta mbushur me veze. Ne kete forme veprojme per te ia bere bletes shtratin per dimerim ne mjalte dhe ne muajin Tetor apo Nentor varrsisht prej gjendjes se pjelles duhet te iu afrohen kornizat me mjalt afer pjelles qe tufa e bleteve gjate dimrit te qendroj afer mjaltes dhe te mos vdes bleta per munges te mjaltes edhe pse mund te ndodh qe te kete 10-15kg mjalt ne kornizat ansore ndersa ne dimer te ftoft nuk ka guxim me u largu prej tufes me e marr mjalten.

- Ngushtimi i bletes
Pas provave disa vjeqare jam bindur se Bleta dimeron me mire ne nje kat dhe e ngushtuar.
Ne muajin Shtator apo Tetor duhet larguar kornizat e zbrazta apo me pak mjalt dhe me e ba ngushtimin e bletes. Efekti i ngushtimit eshte ruajtja e kompaktesise dhe mos shpenzimi i bletes.
Bletat te cilat kan qene te dobta ne vjeshte, zakonisht ne pranvere ne muajin Mars kan filluar qe te rriten ne numer dhe kan kerkuar qe te zgjerohen, kjo per arsye se bletet e dimrit jan ruajtur do te thot qe nuk jan shpenzuar per ngrohje te hapesires se panevojshme, pjelljen e ka filluar me me nxitim dhe ne kete muaj kan qene prezente bletet e dimrit ne numer maksimal dhe bletet e reja ne numer maksimal.

Temperaturat e ulta nuk jan pengese per bletet prandaj nuk me duket e arsyeshme izolimi i bleteve gjate dimrit sepse krijon lageshti dhe ne kete forme mundson shfaqjen e semundjeve (askosferoza).
Prandaj une nuk e praktikoj mbulimin e kapakut me leter apo me rroba te ndryshme gjate stines se dimrit. (Arsye shtese tek une eshte afersia e lumit e cila shkakton mjegull dhe lageshti ne koshere)

*Bletaret qe afer bletoreve te tyre kan plantacione te mbjellura duhet pasur kujdes kur fermeret e bejne sperkatjen e plantacioneve duhet te i largojne bletet per disa dite ose te pakten te i mbyllin bletet per nje dite sepse nga helmimi masiv mund te vij vdekja e larvave dhe kalbja e tyre dhe nese ne park gjenden sporet e Pestes lehtesisht mund te shfaqet semundja e Pestes Amerikane.

Sipas Ervis Memes shume mostra mjalti te marrura nga veterineret tek bletaret pas analizave kane rezultuar me probleme ku kane pasur mbetje te antibiotikeve dhe substancave te tjera te cilet e nxjerrin mjaltin me probleme ose te pa konsumueshem…duhet te dini cfare beni dhe cfare blini ne farmaci.
1- Nuk ka preparat qe parandalon semundjen e Pestes nese nuk ke shenja mos i perdor keto me poshte.
2- Nuk ka antibiotik te lejuar per te mjekuar semundjet e nozemes.
3- Mos blini antibiotik per ta perdorur ne blete nga farmacite humane.
4-Kerkoni informacion per ate cfare ju jepet nga farmacisti per bletet pasi shume gjera qe permbajne antibiotik si Steptomicina apo oksitetraciklina po ju sh*ten si vitamina per blete dhe kjo gje e nxjerr mjaltin me probleme..

- Te nderuar bletar kete postim e kam bere per bletaret e rinj pasiqe shpesh here hyjn ngjynah me bleten duke i mbajt veq sa per me i pas bletet e shpesh her bahen burime te infeksioneve te bleteve per rreth tyre. Ky shkrim eshte i bazuar ne literature dhe ne pervojen time personale prandaj nuk eshte per mendjemadhesi, mund te kem gabuar prandaj komentet, kritikat dhe keshillat jan te mirepritura.
Ju uroj suksese e Zoti ju dhasht mbaresi te gjitheve inshaAllah.

30/09/2023

𝐢𝐥𝐚𝐜̧ 𝐧𝐚𝐭𝐲𝐫𝐚𝐥 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐧𝐜𝐞𝐫𝐢𝐭
Këtu në video është duke u shpjeguar se sa i fuqishëm është efekti kur vaji i kanabisit medicinal përzihet me qumështin e bletës dhe vendoset ndër gjuhë.
Mos harroni vaji kanabisit medicinal dhe qumështi i bletës duhet të jenë sa më cilësor.
Lusim Allahun e lartësuar qe kjo informatë të jetë shkak për shërimin e shumë njerëzve.
Disa kompani në treg e shesin këtë ilaq si të gatshëm dhe arrin çmimin deri në mijëra euro kurse ne këtu e kemi postuar për ju që të informoheni dhe ju duhen vetëm këta dy përbërës.
Përcjelle shpjegimin në video dhe mundësisht shpërndane videon.
@ Dyqani bio Humerja

25/09/2023

𝑩𝑹𝑨𝑲𝑻𝑰𝑺𝑱𝑨 𝑬 𝑲𝑶𝑺𝑯𝑬𝑹𝑬𝑺
Bleta në muajt Gusht dhe Shtator nuk roit por bënë braktisje të kosherës. Arsye për këtë fenomen është prania e patogjenëve dëmtues të bletës si: Varroa, Myku, Nozemat, Pestat dhe organizma tjerë. Braktisja ndodh kur bleta ka prani të tepërt të këtyre organizmave.
Kjo ndodhë për shkak të bletarit të pa informuar apo të pandërgjegjshëm, bënë vjelje mjalti apo është deshpëruar nga mosprodhimi i mjaltit nga bletët dhe nuk kujdeset për shërimin e bletës dhe eleminimin e këtyre dëmtuesve te bletës.
Drenas 24.09.2023

Pranvera e dyte per bletet. Edhe pse kushtet atmosferike kete vit jan me te ndryshme me thatesi te madhe ende po vijon l...
23/09/2023

Pranvera e dyte per bletet. Edhe pse kushtet atmosferike kete vit jan me te ndryshme me thatesi te madhe ende po vijon leshimi i Polenit nga natyra jo ne mase te madhe mirepo nuk eshte ndalur totalisht. Shpresojme se do te kete reshje te shiut per ta aktivizu edhe nje here natyren per te pas bletet dimerim me te mire. 23/09/2023

📖Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:📖"Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij?Surja ...
17/09/2023

📖Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:

📖"Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij?
Surja Lukman: 11

✨Bleta punëtore jeton rreth 40 ditë (5 deri në 6 javë)
✨Në këtë kohë, bleta thithë rreth 1.000 lule, për të prodhuar afërsisht 7 gram mjaltë, afërsisht sa një luge çaji.
✨Ti e sheh një lugë çaji mjaltë por për bletën është një jete. 💛💛

✨Zoti krijoi me precizitet dhe na mahniti sytë.

🤲🏻I Madhëruar Je o Allah.

Address

28 Shkurt
Drenas

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bletaria Bujari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category