Kosmonte Foods

Kosmonte Foods Konsumatorët tanë mund t’u besojnë produkteve tona sepse ne veprojmë me integritet dhe bëjmë Kosmonte ushqen jetën.

Kosmonte Foods ShPK është themeluar në vitn 2000 dhe ka qendrën e saj në Fushë Kosovë. Kosmonte është lider në sh*tjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në vend dhe rajon. Si distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, Kosmonte Foods është e angazhuar për diversitet dhe gjithpërfshirje duke ofruar një gamë të gjërë të produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, çaj, kafe, pi

je dhe produkte të tjera ekskluzive. Kosmonte Foods përpiqet për të maksimizuar përpjekjet për diversitetit dhe për t'u shërbyer sa më mirë klientëve tanë në komunitetet në të cilat ne operojmë. Në vitin 2006 kemi filluar të operojmë në Shqipëri dhe nga viti 2007 edhe në Dubai. Që nga muaji Gusht i vitit 2012 Kosmonte Foods gjithashtu ka hapur filialin e saj në Düsseldorf të Gjermanisë. Duke filluar nga muaji Korrik 2016 Kosmonte Foods ka filluar punën në filialin e saj të katërt – Qatar. Sot Kosmonte Foods mund të shikoj mbrapa dhe të jetë krenare për trashëgiminë e krijuar dhe të arriturat e deritashme si distributor lider i produkteve ushqimore. Misioni & Vizioni
Misioni ynë është që ta bëjmë jetën më të shëndetshme, më të lehtë dhe më të pasur. Vizioni ynë - Ne do të jemi zgjedhja më efektive e konsumatorëve për cilësi dhe shërbime. Vlerat tona
Besimi - Konsumatorët tanë mund t’u besojnë produkteve tona sepse ne veprojmë me integritet dhe bëjmë më të mirën
Ekselenca – Ne përpiqemi të jemi ekselent në gjithçka që bëjmë
Bashkëpunimi - Avantazhi ynë është bashkëpunimi dhe në këtë mënyrë fitojmë respektin dhe besnikërinë e konsumatorëve tanë. Përgjegjshmëria – Ne veprojmë me përgjegjësi, sigurojmë njerëzit tanë dhe produktet tona, kontribuojmë në komunitet dhe kujdesemi për ambientin
Fokusi në konsumatorë – Ne jemi pasionantë me konsumatorët tanë dhe prioritetet e tyre janë prioritete tona

Distribuimi
Kosmonte është lider në shpërndarjen e produkteve ushqimore me magazinim në regjimin plus dhe minus në Kosovë. Menaxhmenti ynë ka vite të tëra përvoje në fushën e importit dhe distribuimit. Ekipi ynë i ekspertëve me përvojë shumëvjeçare dhe njohuri në fushën e shërbimeve të logjistikës, automjetet e depot më moderne për distribuim, e bëjnë Kosmonte që të krijoj partnerë në biznes, të ofroj siguri dhe besueshmëri se mallrat do të dorëzohen në çdo destinacion në Kosovë. Depot
Depot tona janë moderne dhe me teknologji magazinimi në regjimin plus dhe minus. Magazina jonë qendrore ndodhet në Fushë Kosovë, por edhe çdo qendër e shpërndarjes siguron hapësira të veta për magazinim. Depot e pajisura me pajisje moderne dhe stafi profesional garantojnë magazinim profesional dhe shërbime të logjistikës. Logjistika
Për mbi 16 vite ne vazhdimisht jemi duke zhvilluar logjistikën për të plotësuar kërkesat e partnerëve tanë të biznesit dhe duke ofruar shërbime logjistike në Kosovë dhe Rajon. Baza e biznesit tonë është që të sigurojë qasje individuale për çdo klient duke ofruar zgjidhje për nevojat e tyre specifike sa i përket logjistikës. Monitorimi i vazhdueshëm i kërkesave në treg, përshtatja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i rrjeteve të logjistikës, optimizmi maksimal i burimeve në tregun vendor dhe atë të jashtëm, si dhe bashkëpunimi i mirë e afatgjatë me furnizuesit, kanë bërë që të zhvillojmë një makrodistribuim në vend dhe jashtë vendit. Transporti
Për partnerët tanë të biznesit ne ofrojmë shërbimet më të mira të transportit në regjimet plus dhe minus brenda dhe jashtë vendit. Kosmonte shquhet për reputacion të sinqertë në tregti, shërbime efektive dhe në kohë

Sistemi GPS
Kosmonte Foods është një ndër kompanitë e para në Kosovë, e cila ka instaluar sistemin kontrollues - GPS, i cili raporton pandërprerë për kohën dhe vendndodhjen e secilit automjet. Në këtë mënyrë bëhet mbikëqyrja e vazhdueshme e shpejtësisë së zhvilluar, si dhe itinerari i lëvizjes së automjetit. Ky sistem, përpos që i mundëson kompanisë monitorimin në çdo kohë, të saktësisë dhe efikasitetit të shpërndarjes, po ashtu ndihmon edhe në vlerësimin e drejtë të rrjetit të shpërndarjes. Sistemi PDA
Ky sistem i integruar i ka mundësuar kompanisë që në çdo moment të ketë informata në kohë reale mbi gjendjen e mallit në depo dhe të porosive nga blerësi. Gjithashtu, përmes këtij sistemi, secili sh*tës në terren në mënyrë elektronike realizon sh*tjen, lëshon faturën dhe bën porosinë e mallit për ditën e nesërme. Këto informata të pranuara në databazën e kompanisë Kosmonte Foods, përpunohen në mënyrë automatike dhe krijohen raporte të dobishme dhe reale për sasinë e mallit në depo, për sh*tjet ditore, për planifikimin e porosive të radhës, si dhe krijohen raporte të tjera sipas nevojave të menaxhmentit të korporatës dhe prodhuesve.

Nuk ka tost të mirë pa djathin që shkrihet perfekt. 🧀🥪Happy Cow Sandwich është ai përbërësi që e bën çdo tost më të pasu...
02/09/2026

Nuk ka tost të mirë pa djathin që shkrihet perfekt. 🧀🥪

Happy Cow Sandwich është ai përbërësi që e bën çdo tost më të pasur, më kremoz dhe me atë shkrirjen perfekte që të lë pa fjalë. Mjaftojnë disa minuta dhe ke një vakt që mezi pret ta kafshosh!

🔥 Edhe një produkt senzacional i bashkohet familjes VICI!Surimi Sticks Classic – praktik, i lehtë për t’u kombinuar dhe ...
02/09/2026

🔥 Edhe një produkt senzacional i bashkohet familjes VICI!

Surimi Sticks Classic – praktik, i lehtë për t’u kombinuar dhe super zgjedhje për sallata, pasta, sushi apo receta të shpejta. 🥑🥗🍣

Brendi lituanez VICI vazhdon ta zgjerojë gamën e produkteve që mund t’i gjeni edhe në Kosovë.

👉 A ka dikush këtu që i ka provuar? Si i përgatisni ju – në sallatë, sushi apo keni ndonjë recetë tjetër? Na tregoni në komente! 👇

🌽 Krokante, të lehta dhe aq të shijshme sa vështirë ndalesh me një! 😍Kupiec Fitos Corn Cakes janë një alternativë super ...
02/09/2026

🌽 Krokante, të lehta dhe aq të shijshme sa vështirë ndalesh me një! 😍

Kupiec Fitos Corn Cakes janë një alternativë super për snack-un e përditshëm – pa gluten, vegjetariane dhe vetëm 30 kcal për copë. 🌱

Ideale për në punë, gjatë ditës apo sa herë të kap dëshira për diçka krokante. 🤍

🛒 I gjeni në shumicën e rrjeteve të marketeve në të gjithë Kosovën.

Një gotë plot mirësi për ty dhe familjen tënde. 🤍Joya Bio Rice Drink është alternativa perfekte me bazë bimore për ata q...
02/09/2026

Një gotë plot mirësi për ty dhe familjen tënde. 🤍
Joya Bio Rice Drink është alternativa perfekte me bazë bimore për ata që kërkojnë një mënyrë më të lehtë dhe më të balancuar të ushqyerjes. Pa sheqer të shtuar, me shije të këndshme dhe ideale për çdo moment të ditës – qoftë në gotë, me drithëra apo në recetat tuaja të preferuara.

Zgjidh cilësinë që i bën mirë trupit dhe shijo çdo ditë me Joya. 💙

🍅 Kur ketchup-i ka vërtet shijen e domates!I prodhuar në Holandë 🇳🇱, Remia Ketchup sjell atë aromë të plotë dhe karakter...
01/09/2026

🍅 Kur ketchup-i ka vërtet shijen e domates!

I prodhuar në Holandë 🇳🇱, Remia Ketchup sjell atë aromë të plotë dhe karakteristike të domateve që e dallon që në kafshatën e parë. ❤️

Me patate, burger, sandwich apo çfarëdo që ke në pjatë – me Remia, domatja ndihet vërtet! 🍅

Matcha nuk është më vetëm trend… është mënyrë jetese. 💚🍵Mokate Matcha Latte sjell aromën autentike të matcha-s japoneze ...
01/09/2026

Matcha nuk është më vetëm trend… është mënyrë jetese. 💚🍵

Mokate Matcha Latte sjell aromën autentike të matcha-s japoneze në vetëm pak çaste. Kremoze, e lehtë për t'u përgatitur dhe perfekte për ritualin tënd të përditshëm – qoftë në mëngjes, gjatë punës apo për një moment relaksi.

Nëse ende s'e ke provuar, tani është koha të kuptosh pse të gjithë po flasin për matcha. ✨

Sorbet, but make it fancy. ✨🍧Pina Colada 🥥🍍 apo Blueberry 🫐?Dy kombinime nga London Dairy për ato momente kur don diçka ...
01/09/2026

Sorbet, but make it fancy. ✨🍧

Pina Colada 🥥🍍 apo Blueberry 🫐?
Dy kombinime nga London Dairy për ato momente kur don diçka të freskët, fruity dhe pak më extra. 😎

Syzet on. Sorbet në dorë. Summer mood activated. ☀️

01/09/2026

🥄 Kremoz, i lehtë dhe plot proteina – kështu na pëlqen! 🤍

Cottage Cheese është zgjedhja ideale kur don diçka që të kënaq, por njëkohësisht përshtatet perfekt me një mënyrë të balancuar të ushqyerjes. 💪

Në mëngjes, pas treningut, në sallatë apo mbi një fetë buke – i freskët, i shijshëm dhe super praktik për çdo ditë. 😍

Një eksperiencë që ia vlejti të ndahej! 🌊☀️Pjesëmarrja e Kosmonte Foods në Kayak Fest Kosova , së bashku me disa nga bre...
19/08/2026

Një eksperiencë që ia vlejti të ndahej! 🌊☀️

Pjesëmarrja e Kosmonte Foods në Kayak Fest Kosova , së bashku me disa nga brendet që distribuon – Zott, Capri-Sun dhe Perutnina Ptuj – ishte shumë më tepër sesa një prezantim i produkteve tona. Ishte një mundësi e bukur për të qenë pranë konsumatorëve, në një atmosferë plot energji, sport dhe argëtim. 💙

Gjatë festivalit organizuam aktivitete, lojëra garuese dhe argëtuese për fëmijë, me shumë buzëqeshje, entuziazëm, shpërblime simbolike dhe momente të bukura për të vegjlit. 🏆🎁

Një falënderim i veçantë për organizatorët e Kayak Fest Kosova për organizimin dhe mikpritjen, si dhe për të gjithë vizitorët, prindërit dhe fëmijët që u ndalën në hapësirën tonë dhe u bënë pjesë e aktiviteteve tona.

Kosmonte Foods është krenare që përmes brendeve që distribuon është pjesë jo vetëm e përditshmërisë së konsumatorëve, por edhe e eventeve që bashkojnë familjet dhe komunitetin. ❤️
Shihemi në aventurën e radhës! 🙌

🍋🍈🧩 Sfida e ditës!A e gjeni dot rezultatin e fundit? 🤔👇Testoni logjikën tuaj dhe shkruani përgjigjen në komente! Kush e ...
18/08/2026

🍋🍈🧩 Sfida e ditës!
A e gjeni dot rezultatin e fundit? 🤔👇
Testoni logjikën tuaj dhe shkruani përgjigjen në komente! Kush e zgjidh i pari? 😎🏆

🍬 Ndërkohë, shijoni freskinë e agrumeve me Cavendish & Harvey Citrus Fruit Drops – karamelet perfekte për çdo moment të ditës. 🍋✨

Address

Rr. Antenës, Harilaq
Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338733377

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosmonte Foods posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kosmonte Foods:

Shortcuts

Share