Që nga fillimi, qëllimi dhe ideja jonë e vetme ka qenë prodhimi i produkteve vendore, me kujdes shume të madh ndaj ruajtjes së vlerave ushqimore duke synuar kështu gjithnjë mospërdorimin e koncentrateve të ndryshme të cilat janë të mbipërdorura në produktet që na ofron tregu. Kjo iniciativë nisi e ngacmuar nga dëshira për të bërë një hap drejt përparimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë, në
tokën tonë. Në pemishte gjenden të mbjellura lloje të ndryshme të frutave si : kumbulla, dardha me të gjitha llojet autoktone, të mbjellura historikisht nga shqiptarët, qershi, vishnje, pjeshkë, nektarinë, rrush me të gjitha llojet e tij, mjedra, aroni, dredhëz. Hapësirën kryesore të pemishtes e posedon molla me 1200 trupa nga të cilët kemi arritur të vjelim më shumë se 20.000 kilogramë molla. Llojet e mollave që posedojme janë: janagold, gala, gradsmith, hajdaret, fuxhi, delba, delishes i artë, delishes i kuq etj. Nëse jeni gati të shijoni me knaqësi mollë 100% bio, mos hezitoni të na kontaktoni në numrin 044-279-109. Informata më të hollësishme rreth pemishtes do të gjeni në postimet që do të vendosen në këtë faqe.