15/04/2026
Me kënaqësi ju njoftojmë se në kuadër të bletarisë sonë kemi hapur shërbimin e api inhalimit, një metodë natyrale dhe shumë e dobishme për shëndetin tuaj.
Api inhalimi është një terapi ku përmes aparatit të inhalimit, thithen ajrat e pastra dhe aromatike që vijnë direkt nga kosheret e bletëve. Ky ajër është i pasur me përbërës bioaktivë nga mjalti, propolisi, dylli dhe poleni.
Dobitë për shëndetin:
✔ Ndihmon në pastrimin dhe forcimin e rrugëve të frymëmarrjes
✔ Lehtëson simptomat e alergjive dhe astmës
✔ Përmirëson funksionin e mushkërive
✔ Ka efekt relaksues dhe redukton stresin
✔ Forcon sistemin imunitar
Një ambient i qetë me një atmosferë autentike fshati, ideale për të gjithë ata që duan të përmirësojnë shëndetin në mënyrë natyrale.
📍 Ju mirëpresim të na vizitoni dhe ta provoni këtë përvojë unike!
📞 044707831 & 044610497