Ushqim Tradiconal

Ushqim Tradiconal Kjo faqe sjell recepta gatimi te ndryshme por edhe te shishme te leta qe te gatohen.Flija,Pite,Bakllava,Embelsira etj, Me faqen ton edhe ushqimi me i mir

PETULLA ME KOS:Për 4-5 persona duhen:Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 f...
20/02/2016

PETULLA ME KOS:

Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

Procedura:
Ne një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi(një luge gjelle për cdo petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjalte.

KIFLE                                                                                                 Përbërësit:-1/2 e ...
20/02/2016

KIFLE Përbërësit:
-1/2 e litrit qumësht të vakët
-2/3 Lugë sheqer
-1/2 tharmi
-1 kg miell
-1 lugë e vogël kripë
-3 vezë
-1 dl vaj
-Margarinë

Përgatitja:
Në gjysmë litri qumështi të vakët hidhni 2/3 e lugës me sheqer dhe gjysmë tharmi dhe prisni të vijë. Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 3 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë.
Kur brumi të vijë, e tëholloni 2-3 herë, grini përmbi margarinën dhe i bëni kiflet.

P**e te Mbushur                                                                                                         ...
20/02/2016

P**e te Mbushur
---Përbërësit:
– 1 pulë me peshë 1.5 kg
– 10 kërpudha të freskëta
– 2 qepë
– 2 patate
– 2 speca
– 2 kungulleshka
– 2 karrota
– lëngu i 1 limoni
– 1 lugë gjalpë
– vaj
– kripë
– piper Si te gatuajme “Pulë të mbushur me kërpudha” – Receta gatimi për “Pulë të mbushur me kërpudha”. Për të gatuar pulë të mbushur me kërpudha veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepën e pastruar dhe të grirë hollë në vaj të nxehtë. Shtojmë kërpudhat e prera në copëza të holla, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Këtë masë vazhdojmë ta skuqim për rreth 2-3 minuta dhe, pasi të ftohet, mbushim pulën e kriposur, të piperosur dhe të lyer nga brenda me gjalpë. Pas mbushjes mbyllet me pulën me rrëmojëse ose e qepim me penjë kuzhine. E mbulojmë me letër alumini dhe e fusim në furrë të nxehtë me temp 200°C për t’u pjekur. Pas 30 minutash, pulës i shtojmë përreth perimet e prera, pak vaj, vegetë dhe të zbuluar e lëmë të piqet derisa të zbuten perimet dhe p**a të jetë pjekur. Gjatë pjekjes, herë pas here, pulën e lagim me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. E presim në copa, e vendosim në pjatë ovale të nxehtë, e spërkatim me lëngun e vet dhe e shoqërojmë me kërpudha dhe perime.

Byrek me Mish                                                                                                          P...
20/02/2016

Byrek me Mish Përbërësit për këtë recetë: 1\2 kg mish i grirë 1 filxhan i madh kos 3 vezë 3 qepë 1 filxhan kafeje vaj pluhur ëmbëlsirash 1 lugë kripë miell.

Përgatitja: Përgatisim brumin dhe e lëmë 30 minuta të pushojë. Gjatë kësaj kohe mishin e grirë dhe qepët e grira i skuqim derisa të bëhen. Pasi brumi është gati e ndajmë në dy pjesë. Njërën pjesë e hapin si petë, derisa trashësia të shkojë 1 cm. I presim në formë rrumbullake, i fusim mish dhe i palosim në mes, i puthitim mirë anët dhe i skuqim në vaj si petullat. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me pjesën e dytë të brumit.

Flija e përgatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare. Flija është ushqim shumë i preferuar shqi...
20/02/2016

Flija e përgatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare. Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar. Ajo mund të piqet edhe në shporet me rrymë apo me dru por më tepër preferohet me saç.Për brumin nevojitet:

– 1 kg miell

– 3-4 gota ujë

– kripë

Për masën duhet:

– 200 gr gjalpë

– 2 filxhan çaji ajkë

– 3 lugë vajPërgatitja:

Në një enë hidhet miell, kripa, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, ajka dhe vaji, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme. Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.Nëse flija piqet me saç, brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush. Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipër me mazë të shkrirë. Flija lihet të ftohet për 10 minuta dhe servohet me kos, turshi, djathë ose mjaltë.Ju befte mir.

Perbersit3vez12 lug sheqer12lug qumsht12 lug vaj12 lug miell1 peciv1vanillPundink qfar do llojiKokosVezet dhe sheqerin b...
20/02/2016

Perbersit
3vez
12 lug sheqer
12lug qumsht
12 lug vaj
12 lug miell
1 peciv
1vanill
Pundink qfar do lloji
Kokos
Vezet dhe sheqerin bejm bashk perziejm me mikser pastaj derdhim qumshtin vajin dhe miellin I perziejm me mikser pastaj qesim peciven dhe vanillen perziejm pastaj derdhim ne tav dhe futim te piqet pastaj qesim pudinkun dhe kokosin.
Ju befte mire

Qysh me përgadit shampite?Përbërësit për këtë ëmbëlsirë janë:6 të bardha të vezës350 gram sheqer1 filgjan i vogël ujëPër...
20/02/2016

Qysh me përgadit shampite?
Përbërësit për këtë ëmbëlsirë janë:
6 të bardha të vezës
350 gram sheqer
1 filgjan i vogël ujë
Për petën:
6 të verdha të vezës
6 lugë sheqer
6 lugë miell
6 lugë qumësht
6 lugë vaj
1/2 qese pluhur për pjekje/pecivë
Përgaditja:
Së pari përziejmë të verdhat e vezës dhe sheqerin me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë qumështin, vajin dhe pecivën. Mbulojmë tepsinë me letër për pjekje, hedhim në të përbërjen dhe e fusim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë.
Në një tenxhere vendosim sheqerim dhe shtojmë ujin, e lëmë në zjarr derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj në një enë tjetër duke rrahur të bardhat e vezës shtojmë sherbetin duke përzier me mikser vazhdimisht derisa të bëhet shkumë e fortë. Pasi të jetë pjekur peta, shtojmë shkumën mbi petë dhe i lëmë në furrë edhe 5 minuta së bashku

Tortë me CocaCola Ja si përgaditet një tortë me Coca-Cola.Përbërësit:230g miell350g sheqer1 lugë e mesme pluhur për pjek...
20/02/2016

Tortë me CocaCola
Ja si përgaditet një tortë me Coca-Cola.
Përbërësit:
230g miell
350g sheqer
1 lugë e mesme pluhur për pjekje
Pak kripë
2 vezë
130g qumësht me 1 lugë gjelle limon
6g ekstrakt vanilje
113g gjalpë
50g kakao
120g vaj luledielli
250g Coca-Cola
Glazura me çokollatë:
345g sheqer pluhur
25g kakao
80g qumësht
6g ekstrakt vanilje
75g arra amerikane
Përgaditja:
Nxejeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe përzijeni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën, dhe bëjeni një gropë në mes.
Në një enë tjetër përzijeni vezët, qumështin me limon dhe ekstraktin e vaniljes.
Në një tigan, në temperaturë të mesme shkrini gjalpën. Pastaj futni brenda edhe kakaon, vajin dhe Coca-Colan. Mbajeni në zjarr deri sa të vlojë dhe pastaj largojeni nga nxehtësia.
Lëreni të ftohet pak dhe futeni tek masa e miellit. Pastaj përzijeni masën e vezës me masën e ftohur. Futeni brumin në furrë dhe piqeni për 28-30 minuta.
Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Glazura me çokollatë:
Në një tigan të thellë në temperaturë mesatare shkrijeni gjalpën.
Përzijeni kakaon dhe Coca-Colan dhe lëreni të vlojë.
Hiqeni nga zjarri dhe duke përzier ngadalë shtoni sheqer pluhur bashkë me ekstrakt vaniljen, deri sa të jetë masë homogjene.
Lyeni këtë masë mbi tortën e ftohur. Shtoni arrat e pjekura indiane mbi dhe lëreni të ftohet.
Shënim: Për t’i pjekur arrat indiane futini në një tepsi të madhe dhe piqeni për 6-8 minuta në 180 shkallë C deri sa të jenë pak ngjyrë kafe. Lërini të ftohen dhe pastaj pritini.Ju pefte mir

Address

Pej
Pejë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ushqim Tradiconal posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share