04/06/2026
Fëmijët e kopshtit “4 Stinët” në Tiranë u pajisën me materiale didaktike nga Comodita Home, pjesë e Devolli Corporation, në bashkëpunim me UNICEF-in, në kuadër të projektit “Luaj Fillimisht, Mëso për Jetën”. 🤍
Gjatë vizitës, përfaqësues të UNICEF-it nga Kosova dhe Shqipëria, së bashku me ekipin e Comodita Home, panë nga afër ambientet kreative dhe punën e përditshme me fëmijët.
Materialet edukative u pritën me shumë entuziazëm nga fëmijët dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit, imagjinatës dhe aftësive sociale të tyre.
Ky partneritet rajonal mes Comodita Home dhe UNICEF-it synon të mbështesë arsimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë dhe Shqipëri, duke kontribuar në hapjen dhe pajisjen e qendrave edukative për fëmijët 3–4 vjeç.
Deri më tani, në bashkëpunim me komunat, janë hapur qendra në Ferizaj, Dragash, Pejë, Mitrovicë dhe në disa zona të Shqipërisë. 🌍✨