13/02/2026
APEL PËR NDIHMË
Të dashur familjarë, miq dhe njerëz zemërmirë,
Sot po ju drejtohemi me zemër të thyer për të kërkuar ndihmën tuaj për familjarin tonë, Driton Sallauka, vetëm 19 vjeç. Ai po përballet me sfidën më të vështirë të jetës së tij – është diagnostikuar me osteosarkomë, një formë agresive e kancerit të kockave.
Mjekët kanë rekomanduar ndërhyrje urgjente kirurgjikale jashtë vendit, në Turqi. Për të ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe për t’i shpëtuar jetën, është e domosdoshme amputimi i këmbës dhe vendosja e një proteze. Kostoja e operimit dhe trajtimit është shumë e lartë dhe e papërballueshme për familjen tonë.
Prandaj sot kërkojmë ndihmën tuaj. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shpresës dhe jetës për Dritonin. Nëse nuk keni mundësi financiare, ju lutemi ta shpërndani këtë apel që të arrijë tek sa më shumë njerëz.
Së bashku mund t’i japim Dritonit një shans për të jetuar dhe për të realizuar ëndrrat e tij.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen, lutjet dhe solidaritetin tuaj. ❤️