22/09/2026
🏆 KOSOVA NË PODIUM! 🥉🇽🇰🇹🇷
Me shumë krenari ndajmë me ju një sukses të veçantë të ekipit tonë! ❤️
Si staf dhe ekip, patëm nderin të përfaqësonim Kosovën 🇽🇰🇹🇷 në një garë ndërkombëtare të gastronomisë, ku morën pjesë ekipe dhe përfaqësues nga shtete të ndryshme.
Me shumë punë, përkushtim dhe bashkëpunim, arritëm të sigurojmë VENDIN E 3-TË MES SHTETEVE PJESËMARRËSE! 🥉🔥
Ky rezultat është një krenari e madhe për ekipin tonë dhe për Kosovën. 🇽🇰❤️
Një tjetër dëshmi se talenti, puna dhe pasioni ynë mund të na çojnë në podium edhe në arenën ndërkombëtare. 🏆👨🍳
🙏 Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën dhe besuan tek ne!