Ushqime Vegane

Directions Contact the business

Ushqime Vegane Instagram

Sa lehtë e kemi me i respektu dallimet, përderisa nuk na duhet me ndryshu asgjë prej vetes? 😅Shpesh flasim për respektin...
08/10/2026

Sa lehtë e kemi me i respektu dallimet, përderisa nuk na duhet me ndryshu asgjë prej vetes? 😅

Shpesh flasim për respektin, tolerancën dhe pranimin e njerëzve që mendojnë apo jetojnë ndryshe prej nesh.

Por në praktikë, jo gjithmonë jemi aq të hapur.

Jemi mësu me funksionu sipas disa normave, zakoneve e traditave, dhe kur dikush del prej tyre, shpesh shihet si personi që po e komplikon situatën, në vend që thjesht me e pranu që jo të gjithë jemi njësoj.

Nganjëherë zgjedhjet e dikujt tjetër i marrim edhe shumë personalisht. Sikur fakti që dikush jeton ndryshe, automatikisht nënkupton që po e kritikon mënyrën tonë të jetesës.

E nganjëherë thjesht nuk na shkon mendja me e pa situatën prej perspektivës së tjetrit.

Por jo çdo dallim është kundërshtim. Jo çdo refuzim është ofendim. Dhe jo çdo zgjedhje ndryshe është gjykim ndaj nesh.

Nuk kemi nevojë me u pajtu me çdo zgjedhje të dikujt tjetër për me e respektu atë.

Dhe ndoshta respekti nuk është vetëm me e toleru dikë që është ndryshe, por edhe me e konsideru, me mendu për nevojat e tij dhe nganjëherë me u përshtat pak edhe ne.

Sepse gjithëpërfshirja nuk është vetëm me i ftu të gjithë me qenë pjesë e grupit, por edhe me kriju hapësirë që secili me mujt me qenë vetvetja.

E një faleminderit të veçantë për krejt ata që më kanë bo me u ndi e përfshirë, pa pas nevojë me ua kërku. ❤️

Shumica prej nesh nuk rriten në një sistem ku konsumimi i kafshëve është normalizuar aq shumë, sa rrallë ndalemi të mend...
08/05/2026

Shumica prej nesh nuk rriten në një sistem ku konsumimi i kafshëve është normalizuar aq shumë, sa rrallë ndalemi të mendojmë për të.

Mishi na prezantohet si:
produkt, proteinë, ofertë, brand.

Por pas atij produkti ka ekzistuar një qenie e gjallë.
Një kafshë që ndjente frikë, stres, dhimbje dhe kishte dëshirë të jetonte.

Ky post nuk eshte për me i gjyku njerëzit.
Është vetëm një ftesë për me mendu:

nga po vjen ushqimi ynë
çfarë industrie po mbështesim
çfarë realiteti po shtyjmë përpara
dhe sa larg jemi distancuar nga origjina e asaj që konsumojmë çdo ditë

Sepse shumë sisteme bëhen të fuqishme kur arrijnë ta fshehin realitetin pas konsumit.

Crispy rice paper me tofu, karrota & speca 🤤S’duket… po është 100% vegan 🌱
24/04/2026

Crispy rice paper me tofu, karrota & speca 🤤
S’duket… po është 100% vegan 🌱

13/04/2026

Snack perfekt:
hurme + arra + kakao 🌱
Energji natyrale, pa sheqer të shtuar!

Ndoshta problemi nuk është që nuk e duam natyrën,por që jemi mësuar me e pa si diçka që na përket.Siç thotë Robin Wall K...
13/04/2026

Ndoshta problemi nuk është që nuk e duam natyrën,
por që jemi mësuar me e pa si diçka që na përket.

Siç thotë Robin Wall Kimmerer,
natyra nuk është diçka që e vizitojmë —
është një marrëdhënie që e ndërtojmë.

Dhe çdo herë që hyjmë në të,
zgjedhim çfarë lloj marrëdhënieje po krijojmë.

—

Ndoshta një gur i vogël, një lule, një veprim i vogël
nuk duket si problem.

Dhe në shumë raste, nuk është.
Por kur të gjithë mendojmë kështu,
aty fillon dëmtimi.

—

Natyra nuk është e jotja.
Ti je mysafir aty.

Sillu si mysafir,
jo si pronar. 🌿

Quinoa. Kërpudha. Brokoli. Qepë.That’s it. 🌿
13/04/2026

Quinoa. Kërpudha. Brokoli. Qepë.
That’s it. 🌿

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ushqime Vegane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ushqime Vegane:

Shortcuts

Share