ER Places & Recipes

ER Places & Recipes Welcome to ER Places & Recipes!🌿
I'm here to share my recipes in đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡Č🇰đŸ‡ș🇾, favorite restaurants and cozy coffee shops.

Follow for mouth-watering restaurant reviews, delightful coffee shop finds, and step-by-step recipes. 💕

31/08/2026

🧂 TORTË E KRIPUR ME KREKERA – PA PJEKJE

NjĂ« recetĂ« shumĂ« e thjeshtĂ«, e shijshme dhe perfekte pĂ«r njĂ« meze, festĂ« apo tavolinĂ« familjare. đŸ€ PĂ«rgatitet pa pjekje dhe vetĂ«m me disa pĂ«rbĂ«rĂ«s!

🛒 PĂ«rbĂ«rĂ«sit:

* 200 g krekera (biskota të kripura)
* 150 g sallam p**e, i grirë në rende
* 4 tranguj turshi, të grirë në rende
* 400 g ajkë
* 100 g majonezë
* 2 lugë gjelle krem djathi
* Kripë, sipas shijes
* Piper i zi
* Majdanoz i thatë

Për përgatitjen:

* 2 lugë gjelle ajkë për lyerjen e kallëpit
* 3 lugë gjelle ajkë për shtresën e fundit
* Kaçkavall i grirë për sipër

đŸ‘©đŸ»â€đŸł PĂ«rgatitja:

Në një enë vendosim ajkën, majonezën, kremin e djathit, sallamin e pulës dhe trangujt turshi. Shtojmë kripën, piperin e zi dhe majdanozin e grirë.

I përziejmë të gjithë përbërësit mirë, derisa të bashkohen dhe të krijohet një masë homogjene.

Marrim kallëpin ose tepsinë ku do ta përgatisim tortën dhe e lyejmë me 2 lugë gjelle ajkë.

Më pas fillojmë të krijojmë shtresat:

đŸ„š ShtrojmĂ« njĂ« rend krekera.
đŸ„„ ShtojmĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« masĂ«s sĂ« pĂ«rgatitur.
đŸ„š PĂ«rsĂ«ri njĂ« rend krekera.
đŸ„„ PĂ«rsĂ«ri njĂ« pjesĂ« tĂ« masĂ«s.
đŸ„š NjĂ« rend tjetĂ«r krekera.
đŸ„„ ShtojmĂ« masĂ«n e mbetur.
đŸ„š NĂ« fund vendosim edhe njĂ« rend krekera.

ShtresĂ«n e fundit tĂ« krekĂ«rave e lyejmĂ« me 3 lugĂ« gjelle ajkĂ« dhe sipĂ«r shtojmĂ« kaçkavall tĂ« grirĂ«. 🧀

💡 UnĂ« e pĂ«rgatita tortĂ«n nĂ« njĂ« kallĂ«p katror me pjesĂ«n e brendshme tĂ« zbrazĂ«t, tĂ« vendosur mbi njĂ« tepsi, por mund ta pĂ«rgatisni edhe nĂ« njĂ« kallĂ«p ose tepsi tjetĂ«r sipas dĂ«shirĂ«s.

E vendosim në frigorifer për 2 orë që të ftohet mirë dhe të marrë formë.

Pas 2 orĂ«sh Ă«shtĂ« gati pĂ«r t’u servirur! đŸ€

E shpejtĂ«, pa pjekje dhe super e shijshme. ✹

29/08/2026

🍌 Banana Bread – receta autentike amerikane qĂ« del tepĂ«r e butĂ« dhe e shijshme

đŸ„Ł PĂ«rbĂ«rĂ«sit

* 3 banane shumĂ« tĂ« pjekura, tĂ« shtypura 🍌
* 2 vezë
* 60 g gjalpë i shkrirë
* 100 g sheqer kaf
* 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
* 180 g miell i bardhë
* 1 lugë çaji sodë buke
* 1 lugë çaji kanellë (opsionale)
* œ lugĂ« çaji kripĂ«
* 80 g arra tĂ« copĂ«tuara ose copa çokollate (opsionale) đŸ«
* 1 banane shtesĂ« pĂ«r sipĂ«r 🍌

đŸ‘©đŸ»â€đŸł PĂ«rgatitja

1. Ngroheni furrën në 175°C dhe shtroni një tavë për kek me letër pjekjeje.
2. Shtypni 3 bananet shumë të pjekura në një enë të madhe.
3. Shtoni gjalpin e shkrirë, sheqerin kaf, vezët dhe vaniljen. Përziejini derisa masa të bashkohet mirë.
4. Në një enë tjetër përzieni miellin, sodën e bukës, kanellën dhe kripën.
5. Shtoni gradualisht përbërësit e thatë tek masa e bananeve dhe përziejini butësisht, vetëm derisa të kombinohen. Mos e përzieni tepër.
6. Shtoni arrat ose copat e çokollatës, nëse dëshironi.
7. Hidheni masën në tavën e përgatitur dhe rrafshoni sipërfaqen.
8. Merrni bananen shtesĂ«, ndajeni pĂ«r sĂ« gjati nĂ« dy pjesĂ« dhe vendosini butĂ«sisht sipĂ«r masĂ«s, me pjesĂ«n e prerĂ« nga lart. 🍌
9. Piqeni nĂ« 175°C pĂ«r 50–60 minuta, ose derisa njĂ« kruajtĂ«se dhĂ«mbĂ«sh e futur nĂ« qendĂ«r tĂ« dalĂ« pothuajse e pastĂ«r.

Dhe nĂ«se doni ta bĂ«ni edhe mĂ« shijshĂ«m 
 shĂ«rbejeni tĂ« ngrohtĂ« me njĂ« top akullore vaniljeje sipĂ«r. 🍹🍌

21/08/2026

MĂ«ngjesi me familjen Ă«shtĂ« gjithmonĂ« mĂ« i mirĂ«. đŸ€

MĂ«ngjeset kanĂ« njĂ« tjetĂ«r kuptim kur pĂ«rgatiten me dashuri dhe ndahen me familjen. đŸ€ NjĂ« tavolinĂ« e mbushur me tĂ« mira, zemra tĂ« mbushura me mirĂ«njohje dhe njerĂ«zit tanĂ« pranë  çfarĂ« mĂ« shumĂ« mund tĂ« kĂ«rkojmĂ«? â˜•ïžđŸ„

18/08/2026

🍗 Chicken Tenders krokante – tĂ« buta brenda, krokante jashtĂ«

Përbërësit:

* 1 kg fileto p**e
* 2 vezë
* 1 gotë qumësht
* œ gotĂ« ujĂ« i gazuar
* 2œ gota miell (pĂ«r masĂ«n)
* 1 lugë e mesme Vegeta
* 1 lugë e mesme piper i kuq
* Piper i zi, sipas shijes
* 1 lugë e mesme erëza për pulë
* Pak pluhur hudhre
* 1 lugë e vogël sodë buke
* Pak kripë

* Miell dhe pak kripë (për lyerje)
* Vaj për skuqje

Përgatitja:

1. Priteni fileton e pulës në shirita, në madhësinë që dëshironi.
2. Në një enë të thellë rrihni vezët dhe shtoni qumështin, ujin e gazuar, miellin, Vegetën dhe të gjitha erëzat. Përziejini mirë derisa të krijohet një masë e trashë dhe homogjene.
3. Shtoni copat e pulës në këtë masë dhe përziejini mirë që të mbulohen të gjitha. Mbulojini me folie kuzhine dhe vendosini në frigorifer për të paktën 1 orë.
4. Në një enë tjetër vendosni miell dhe përziejeni me pak kripë.
5. Nxirrni copat e pulës nga masa dhe kalojini mirë në miell, duke i mbuluar nga të gjitha anët.
6. Skuqini në vaj të nxehtë, në temperaturë mesatare, nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.
7. Vendosini mbi letër kuzhine për të larguar vajin e tepërt.

✹ ShĂ«rbejini tĂ« ngrohta me salcĂ«n tuaj tĂ« preferuar. Krokante jashtĂ«, tĂ« buta dhe plot shije brenda! đŸ—đŸ€

**e

09/08/2026

❀ RecetĂ« pĂ«r rritjen e nivelit tĂ« hekurit & forcimin e imunitetit

NĂ«se keni nivel tĂ« ulĂ«t tĂ« hekurit dhe dĂ«shironi tĂ« mbĂ«shtesni imunitetin, kjo recetĂ« me panxhar, karrota, mollĂ«, agrume dhe xhenxhefil Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« e shijshme pĂ«r tĂ« shtuar mĂ« shumĂ« vitamina dhe minerale nĂ« dietĂ«n tuaj. đŸ„•đŸŽđŸŠ

Përbërësit:
🍎 1 mollĂ« e kuqe, me lĂ«vore
🍊 1 portokall, pa lĂ«vore
🍋 1 limon, pa lĂ«vore
đŸ„• 4 karrota, tĂ« pastruara
❀ 1 panxhar i kuq
đŸ«š Xhenxhefil
💧 400 ml ujĂ«

Përgatitja:
Pastrojmë të gjithë përbërësit, i presim në copa dhe i vendosim në blender. Shtojmë 400 ml ujë dhe i bluajmë mirë. Më pas e kullojmë lëngun dhe e vendosim në një shishe qelqi.

đŸ©ž Pse Ă«shtĂ« i mirĂ« pĂ«r nivelin e hekurit?

Panxhari dhe perimet e tjera kontribuojnĂ« me folat dhe minerale, ndĂ«rsa vitamina C nga portokalli dhe limoni ndihmon pĂ«rthithjen e hekurit nga ushqimet bimore. Kombinimi i frutave dhe perimeve sjell gjithashtu antioksidantĂ« dhe vitamina qĂ« mbĂ«shtesin funksionimin normal tĂ« organizmit dhe imunitetit. ✹

Si konsumohet?
Mund tĂ« pihet si njĂ« shot i vogĂ«l nĂ« mĂ«ngjes, rreth 50–100 ml, ose gjatĂ« ditĂ«s. Nuk Ă«shtĂ« e domosdoshme tĂ« konsumohet esĂ«ll; nĂ«se ju shqetĂ«son stomakun, pijeni pas ushqimit.

06/08/2026

Sanduic- kroasan me akullore đŸ„đŸŠ
Receta:
1 kroasan
Coko krem
1 akullore

Ndajme kroasanin ne mes dhe e lyejme me coko krem dhe vendosim akulloren, me pas mbyllim kroasanin dhe eshte gati te servohet dhe hahet.
Eshte nje ide interesante, e shijshme dhe freskuese per keto dite te nxehta vere.
Nese e provoni kete lloj te sanduicit te embel, ju befte mire!đŸ«¶đŸ»

01/08/2026

DĂ©lice, Shkup-Skopje📍
DĂšlice (Delis)

DĂ©lice nĂ« ÇarshinĂ« e VjetĂ«r tĂ« Shkupit – njĂ« vend me atmosferĂ« vintage dhe Ă«mbĂ«lsira qĂ« do t’ju lĂ«nĂ« pa fjalĂ«. đŸ€

Këtu mund të provoni profiterol me shumë krem dhe çokollatë 100% belge, Ispahan me shije të freskët dhe delikate, San Sebastian Cheesecake me teksturë kremoze, si dhe Lotus Cheesecake.

TĂ« gjitha Ă«mbĂ«lsirat mund t’i shoqĂ«roni me njĂ« kafe sipas dĂ«shirĂ«s, pĂ«rfshirĂ« edhe kafen tradicionale turke.

NjĂ« adresĂ« qĂ« ia vlen ta vizitoni pĂ«r njĂ« moment tĂ« Ă«mbĂ«l nĂ« zemĂ«r tĂ« ÇarshisĂ« sĂ« VjetĂ«r. ☕🍰✹

18/07/2026

🍋 ËmbĂ«lsirĂ« Verore me Limon (Puding me Limon)

NjĂ« Ă«mbĂ«lsirĂ« e lehtĂ«, kremoze dhe me aromĂ« tĂ« freskĂ«t limoni. Perfekte pĂ«r çdo rast! 💛

Përbërësit për përzierjen me vezë:

* 2 vezë
* 1 pako puding vanilje
* 1 gotë sheqer
* Lëngu i 2 limonave
* 1 pako sheqer vanilje

Përbërësit për kremin:

* 4 gota qumësht
* 1 kuti ajkë e lëngshme 500 ml
* Lëkura e grirë e 2 limonave

Përgatitja:

đŸ„Ł NĂ« njĂ« enĂ« rrihni mirĂ« vezĂ«t. Shtoni pudingun, sheqerin, lĂ«ngun e limonit dhe sheqerin vanilje, mĂ« pas pĂ«rziejini derisa tĂ« krijohet njĂ« masĂ« e njĂ«trajtshme.

đŸ„› NĂ« njĂ« tenxhere hidhni qumĂ«shtin, ajkĂ«n e lĂ«ngshme dhe lĂ«kurĂ«n e grirĂ« tĂ« limonit. Ngrohini nĂ« zjarr mesatar pa i lĂ«nĂ« tĂ« vlojnĂ«. (Mos e vlo)

✹ Kur tĂ« shfaqen flluskat e para rreth skajeve tĂ« tenxheres, shtoni ngadalĂ« pĂ«rzierjen me vezĂ« duke e pĂ«rzier vazhdimisht me tel kuzhine.

🍋 Pasi kremi tĂ« arrijĂ« valĂ«n, vazhdoni gatimin edhe 2–3 minuta duke e pĂ«rzier vazhdimisht, derisa tĂ« trashet dhe tĂ« marrĂ« njĂ« teksturĂ« tĂ« butĂ« e kremoze.

Hidheni kremin në tasa servirjeje, lëreni të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas vendoseni në frigorifer për disa orë.

Nga kjo masë dalin 10 gota.

NĂ«se e provoni ju bĂ«ftĂ« mirĂ«đŸ‹

16/07/2026

🍓 TORTË ME FRUTA MALI PA VAJ đŸ˜đŸ«đŸ°

Përbërësit

Për pandispanjën:

* 4 vezë (në temperaturë dhome)
* 1 gotë sheqer (250 gr)
* 1 gotë miell (250 gr)
* 1 pako pluhur për pjekje
* 1 lugë e mesme ekstrakt vaniljeje ose 1 vanilje pluhur

Për kremin:

* 2 puding vanilje
* 150 gr sheqer (ose sipas shijes)
* 4 gota qumësht
* 2 lugë niseshte
* 1 gotë krem pana (hopla)

Për shtresën me fruta:

* 250 gr fruta mali të ngrira (mjedra, manafera, aronia)
* 3 lugë sheqer
* 1 lugë e mesme niseshte, e tretur me pak ujë

âž»

Përgatitja

1. Pandispanja
Rrihni vezët me sheqerin për rreth 5 minuta, derisa masa të bëhet e fryrë dhe e lehtë. Shtoni miellin, pluhurin për pjekje dhe vaniljen, më pas përziejini lehtë derisa të bashkohen.

Hidheni masën në një tepsi të lyer me pak vaj dhe piqeni në furrë të parangrohur në 250°C, derisa pandispanja të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë pjekur. Lëreni të ftohet plotësisht.

2. Kremi
Përzieni pudingun, sheqerin dhe niseshten. Shtoni pak nga qumështi i ftohtë derisa të krijohet një masë pa kokrriza.

Pjesën tjetër të qumështit vendoseni në zjarr. Kur të fillojë të vlojë, shtoni përzierjen duke e trazuar vazhdimisht derisa kremi të trashet. Mbulojeni me letër plastike në kontakt me sipërfaqen dhe lëreni të ftohet.

Kur të jetë ftohur, rrihni kremin pana veçmas dhe bashkojeni me kremin duke e miksuar edhe për rreth 1 minutë.

3. Frutat
Vendosni frutat e ngrira në një tenxhere së bashku me sheqerin dhe ziejini për pak minuta. Shtoni niseshten e tretur në ujë dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të trashet lehtë. Lëreni të ftohet.

4. Montimi
Shtroni kremin mbi pandispanjë, më pas shtoni shtresën e frutave. Vendoseni tortën në frigorifer për të paktën 2 orë, ose edhe më mirë gjatë gjithë natës.

❀ Ju bĂ«ftĂ« mirĂ«!

13/07/2026

melty.mk 📍

Melty, Shkup-Skopje📍

Nëse jeni nga ata që gjithmonë pëlqejnë të zbuloni vende të reja, atëherë këtë vend duhet ta ruani. Mbrapa ndërtesave të Cevahir Holding në Aerodrom ndodhet Melty, një ambient i këndshëm ku mund të shijoni si ushqime të kripura, ashtu edhe ëmbëlsira të përgatitura me shumë kujdes.

Një nga gjërat që më pëlqeu më shumë ishte Haçapuri, specialiteti tradicional gjeorgjian me kaçkavall dhe vezë, me një shije vërtet fantastike. Provova gjithashtu pallaqinkat me shumë djathë, chicken rolls dhe rolls me perime, të gjitha të përgatitura në mënyrë perfekte, me përbërës të freskët dhe shije që të mbetet gjatë.

Në Melty do të gjeni cheesecake me shije të ndryshme, si luleshtrydhe, lime dhe portokall, tortë Napoleon, brownies të ndryshme, tortë me çokollatë dhe shumë ëmbëlsira të tjera, të cilat jo vetëm duken mahnitëse, por janë të përgatitura me shumë dashuri dhe kujdes deri në detajin më të vogël.

Për ditëlindje, baby shower, dasma dhe evente të tjera të veçanta, përgatisin edhe pralina me 100% çokollatë belge, të personalizuara me dizajne unike dhe të vendosura në kuti elegante, duke i bërë perfekte edhe si dhuratë.

NĂ« Melty mund tĂ« shijoni edhe njĂ« kafe, çaj ose lĂ«ngje tĂ« freskĂ«ta tĂ« shtrydhura. NĂ«se ende nuk e keni vizituar Melty, besoj se ia vlen ta shtoni nĂ« listĂ«n e vendeve qĂ« duhet t’i provoni. ✹

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ER Places & Recipes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share