Hamari Agroturizëm

Call Directions Contact the business

Hamari Agroturizëm Uji dhe buka, e mira e vjetër. 🥖🧡
Nga e marta deri t’dillën me orar 10:00-23:00. Në menu tonë i gjeni të gjitha ushqimet tradicionale dhe ato internacionale!

Ushqimet përgaditen të gjitha në zgarë , në furrë me dru dhe saqë!

25/10/2026

Prej bahçes sonë, në një filxhan çaji. 🌿

Mentën e mbledhim në bahçen e Hamarit, e terim me kujdes dhe e shërbejmë për me e shiju ngadalë, me aromën e saj të mirë e shijen që na kujton shpinë.

Për ditë si kjo, çaji i mentës e ka vendin e vet në tavolinë.

Ju mirëpresim si gjithmone me dashni. 🧡

Vjeshta në Hamari 🍂Pak gjëra e tregojnë ardhjen e vjeshtës te ne sa era e specave tu u pjekë.Speci ka nji vend të veçant...
23/10/2026

Vjeshta në Hamari 🍂

Pak gjëra e tregojnë ardhjen e vjeshtës te ne sa era e specave tu u pjekë.

Speci ka nji vend të veçantë në kuzhinën dhe kulturën tonë shqiptare. E kemi pjekë, marinu, mbushë e ruejtë për dimër brez pas brezi. Është pjesë e sofrës, e kujtimeve dhe e atyne ditëve të vjeshtës kur krejt shtëpia merr erë speca.

Në Hamari, vazhdojmë me i përgatitë me të njëjtën dashni. I pjekim ngadalë dhe i shërbejmë thjeshtë, pa ia humbë shijen që e njohim prej shtëpisë.

Sepse për neve, edhe gjanat ma të thjeshta meritojnë kohë, kujdes dhe dashni.

Ju mireprësim si gjithmonë me dashni. 🧡

Vjeshta në Hamari 🍂Që prej kohëve të lashta, zjermi ka qenë në qendër të jetës së njeriut. Na ka shërby për gatim, për m...
23/10/2026

Vjeshta në Hamari 🍂

Që prej kohëve të lashta, zjermi ka qenë në qendër të jetës së njeriut. Na ka shërby për gatim, për me u nxeh dhe për me u mbledh pranë njani-tjetrit.

Edhe sot, zjermi vazhdon me na mbledhë rreth vetes.

Në Hamari, ngrohtësia fillon prej tij, por nuk përfundon aty. Ajo vazhdon në ushqimin që përgatisim, në tavolinën që ndajmë dhe, mbi të gjitha, në mënyrën se si i presim njerëzit.

Sepse për ne, mikpritja është me e bërë secilin që vjen në Hamari të ndihet i mirëpritur, i qetë dhe pak si në shpi.

Hamari Agroturizëm. 110 metra lartësi mbidetare. 🧡

Vjeshta në Hamari 🍂Kur ditët bëhen ma të ftohta, pijet e nxehta bëhen pjesë e atyne momenteve të vogla që na bëjnë me u ...
23/10/2026

Vjeshta në Hamari 🍂

Kur ditët bëhen ma të ftohta, pijet e nxehta bëhen pjesë e atyne momenteve të vogla që na bëjnë me u ndalë pak.

Nji filxhan çaj i ngrohtë në duar, avulli që ngrihet ngadalë dhe aroma e kamomilit janë shpesh krejt çka na duhet për me marrë pak kohë për vete.

Në Hamari, çaji i kamomilit osht pjesë e kësaj ndjenje. I thjeshtë, i nxehtë dhe i qetë — tamam qysh duhet me qenë një pasdite vjeshte.

Se nganjëherë, ngrohtësia vjen edhe në një filxhan.

Ju mireprësim si gjithmonë me dashni. 🧡

29/09/2026
Gjatë këtij muaji, Oaza dhe Okani e festun dashninë e tyne me ni dasmë shumë të bukur n’Hamari. 🤍Mes gjelbrimit, këngës ...
27/09/2026

Gjatë këtij muaji, Oaza dhe Okani e festun dashninë e tyne me ni dasmë shumë të bukur n’Hamari. 🤍

Mes gjelbrimit, këngës e njerëzve të dashtun, e shtrum tavolinën dhe i pritëm mysafirët qysh e lyp zakoni: me zemër. Krejt hapësina ishte veç për ta, që prej mirëseardhjes e deri te vallja e fundit me qenë çdo moment i tyne.

Ekipi ynë u kujdes për shërbimin, ushqimin, pijet e krejt ato hollësitë e vogla që e bojnë ni mbramje me u ndi mirë dhe jemi shumë të lumtur që Hamari u bo pjesë e tregimit të Oazës dhe Okanit.

Me qef ju mirëpresim edhe juve pranverën e verën e ardhshme - për dasma, fejesa, ditëlindje e ditë të tjera që doni me i mbajt mend gjatë. 🌿

Për çkado që ju intereson, na shkruani. Me qejf ju tregojmë ma shumë! 💌

Sot Hamari i bon 3 vjet. 🤍Tri vjet përplot momente të bukura, njerëz të dashtun e tavolina ku janë nda ushqimi, muhabeti...
26/09/2026

Sot Hamari i bon 3 vjet. 🤍

Tri vjet përplot momente të bukura, njerëz të dashtun e tavolina ku janë nda ushqimi, muhabeti e plot tregime.

Kena kalu edhe nëpër sfida të ndryshme, kena msu shumë rrugës, po misioni jonë ka mbetë i njejti: me ju pritë mirë, me ju shërby ushqim të gatuem me dashni dhe me kriju ni vend ku keni qejf me u kthy.

Faleminderit krejtve që keni qenë pjesë e këtyne tri vjetëve. Hamari osht ky që osht edhe falë juve. 🌿

24/09/2026

Nji minutë shtatori me Hamarin. 🌿

Pak hije, zjermi i furrës, pemët hala n’degë e fluturat nëpër gjethe. Tava tu u pjekë ngadalë e sofra tu u ba gati.

Shtatori n’Hamari ka lezet t’vetin.

Ju mirëpresim si gjithmonë me dashni. 🤍

TREGIM I GJATË. E TREGUM BASHKË. 🍴E shtrum tavolinën gjatë, me ni meny prej gatimeve t’Blinerës, t’mendume enkas për atë...
22/09/2026

TREGIM I GJATË. E TREGUM BASHKË. 🍴

E shtrum tavolinën gjatë, me ni meny prej gatimeve t’Blinerës, t’mendume enkas për atë mbramje. U ulëm mes miqsh, t’panjohunve edhe atyne që, dikun gjatë natës, u bonën pak prej të dyjave.

U mbushën pjatat e gotat, muhabeti s’u ngut, e tregimet kalun prej njanit te tjetri deri vonë.

Faleminderit Andrrës që na u bashku për realizimin e kësaj ngjarje. Faleminderit krejtve që zunë vend n’tavolinën tonë dhe e nisën këtë tregim bashkë me neve. 🤍

Address

Hamari Agroturizëm, Butovc
Pristina
10000

Opening Hours

Tuesday 10:00 - 23:00
Wednesday 10:00 - 23:00
Thursday 10:00 - 23:00
Friday 10:00 - 23:00
Saturday 10:00 - 23:00
Sunday 10:00 - 23:00

Telephone

+38348234238

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hamari Agroturizëm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Hamari Agroturizëm:

Shortcuts

Share