Pulat e fresket "EKO Farm" prodhohet në Dubravë, Suharekë. Rritja e tyre bëhët me ushqim 100% natyral (si misër, grurë, soje etj.)
Address
Dubravë
Suharekë
23000
Telephone
Website
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Eko Farm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Contact The Business
Send a message to Eko Farm:
Category
EKO Farm
Kompania EKO Farm sh.p.k është themeluar në vitin 1996 në Dubravë të komunës së Suharekës. Në fillim kishte kapacitet te vogël të inkubimit (çeljen e zogjëve) dhe rritjen e zogjëve brojler. Gjatë luftës në Kosovë ndërmarrja u shkatërrua tërsisht, prandaj fermës i është dashur një investim i madh në mjete pune, por është investuar dhe në zgjërimin e fushës së prodhimit.
Në vitet 2001-2002 ndërmarrja rifilloj punën me prodhimin e ushqimit të koncentruar, inkubimin dhe rritjën e zogjëve brojler deri në 45 ditë, dhe therjën e tyre me makineri improvizuse. Veprimtaria e inkubimit të zogjëve ndërpritet në mungesë të fermës prindore që nuk ekzistonin në Kosovë, çmimit të larte i vezëve te fekonduara, dhe mungesës së rrymës elektrike. Gjithashtu, veprimtaria e prodhimit të mish*t të freskët ndërpritet për arsye se kostoja prodhimit ishte më e lartë në krahasim me atë të importit (kryesisht nga Brazili), që ishte mish i ngrirë dhe jo i freskët por me çmim shumë më të ulët dhe, për arsye të gjendjes së vështire ekonomike në Kosovë, ishte i përballueshëm për konsumatoret për të blere atë llojë mishi.
Duke parë qe Kosova kishte nevoje për prodhimin e vezëve për konsum, Shpendaria “Maloku” orientoi prodhimin e vetë në shtimin e p**ave për vezë. Ndërmarrja filloi me prodhimin e vezëve me një kapacitet të vogël, p**a në ferma me qira me prodhimtari intensive në sistemin kafaz të mbyllur. Dhe kemi operuar me emrin e kompanis “MALOKU” Me 2007 u vendos në lokacionin e ri që është shumë i përshtatshëm për zhvillimin e kësaj veprimtarie, me largësi 2 km prej vendbanimeve si dhe me një infrastrukturë moderne qe mundëson uljen e kostos së prodhimit dhe rendiment më të lart. Ferma e re mundësoi sistemimin e një numri te madh të p**ave për vezë, dhe me standarte të BE të sistematizuara dhe të automatizuar mbas vitit 2015 si dhe ferma tjetër për rritjen e zogjëve deri ne 18 javë për prodhimin e vezëve. Po ashtu ferma e rritjës se zogjëve Brojler me një teknologji të fundit moderne me standarte të Bashkimit Europian me nje automatizim të kompletuar.
Në vitin 2009 kemi instaluar një thertore për therrjën e p**ave gjysëm e automatizuar por përsëri me shumë vështersi në qasjen e tregut duke u ballafaqur me një konkurencë jo korrekte në tregun tonë në Kosovë duke ditur që në Kosovë hynë shumë mishi i pules pore nga importi. Ka ardhur koha dhe vetëdisimin e konsumatorëve që të na shtynë dhe të jemi prezent me mish zogu te fresket, duke parë kohët e fundit se qfarë mishi sillët në Kosovë nga importi.