06/09/2026
Homemade Yogurt..!🥰
Kos i bërë në shtëpi…!🤗🥰
Përgatitja:
Qumësht me përqindje yndyre sa më të lartë dhe cilësi të mirë..!☺️
1 L qumësht (1 L milk)
1 lgj. (1 heaping tbs. of yogurt,balkan style).
Përgatitja:
Në fillim lagim tenxheren me ujë të ftohtë (që mos të digjet dhe të ngjiti qumështi).Hedhim qumështin dhe në temperaturë mesatare (medium high) e ziejmë deri sa të krijohet cipa(layer) të fillojë të fryhet.
E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
E kontrollojmë me gishtin e vogël deri sa të durojë nxehtësinë ( duke numëruar 5 deri në 6) ose n.q.s keni termometër 116-118° F.
Në një tas përziejmë mirë farën e kosit ( the starter) me pak nga qumështi dhe e shtojmë në tenxhere gjithmonë duke e përzier mirë.
E kalojmë përzierjen në një enë me kapak, e futim në një qese plastmasi dhe e mbulojmë me një batanije në një vënd të ngrohtë për 6-8 orë.
Kur e zbulojmë e lëmë të ftohet në temperaturë ambjenti dhe e futim në frigorifer..!🤗
Para se t’a konsumojmë heqim farë për herën tjetër (save a little amount for next time)🙌🏻
cooking